Rama: Kryeministri ngeli rrugëve
Përfundojnë punimet për rikonstruksionin e shkollës 9-vjeçare "Bajram Curri", në Allias.
Kryebashkiaku Edi Rama, i pranishëm në inaugurimin e kësaj shkolle, thumboi Kryeministrin e vendit për turin e nisur nëpër Shqipëri. "Duke qenë se Kryeministri ngeli rrugëve dhe nuk po inauguron dot asgjë, sepse asnjë punë nuk ka mbaruar dot, unë e ftoj që të vijë dhe të marrë pjesë në inaugurimin e shkollës tjetër, pas këtij inaugurimi, që i jep Tiranës një tjetër shkollë dhe i jep prindërve të Tiranës dhe prindërve të të gjithë Shqipërisë garancinë për standardin e shkollave", tha Rama. Sipas tij, këto standarde janë në përputhje me vizionin e ri për Shqipërinë evropiane. "Vizion që fillon nga shkollat evropiane, që fillon nga edukimi evropian i fëmijëve tanë, që fillon nga shoqëria evropiane mes fëmijëve të Shqipërisë, qofshin autoktonë apo të ardhur, qofshin nga veriu apo nga jugu, sepse kjo është shoqëria e re shqiptare", theksoi kryebashkiaku.