Në pranga 2 kosovarë, ngriten skemë piramidale
TIRANE- Tentuan të ngrenë një skemë të ngjashme me ato piramidale duke mashtruar njerëz të ndryshëm, por kanë rënë në pranga. Policia njoftoi sot se ka arrestuar dy shtetas kosovarë në kuadër të operacionit të koduar “Rruga pa sukses” të cilët ngritën një skemë mashtruese me preteksin e trajnimeve në fushën e biznesit duke u marrë qytetarëve të ndryshëm shuma deri në 2300 euro.
Policia bën të ditur se në pranga kanë rënë shtetasit Valon Bajram Kycyku, 35 vjec, lindur dhe banues në Prizren dhe Burim Elez Haxhiolli, 31 vjeç, lindur dhe banues në Suharekë, Kosovë.
Ndaj këtyre shtetasve, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me Burg”, pasi akuzohen për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit, në dëm të disa personave, më shumë se një herë”.
Shtetasit kosovare u kërkonin viktimave të mashtrimit të tyre të paguanin nga 2.290 Euro për tu anëtarësuar në këtë shoqëri, me premtimin se do të pasuroheshin vetëm nëpërmjet rekrutimit të tre qytetarëve të tjerë nga secili prej tyre.
(e.n/BalkanWeb)