E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodra mbushet me ngjyra në Festën e Luleve

SHKODER- Prej dy ditësh, qyteti i Shkodrës është pushtuar nga ngjyrat dhe aromat që sjellin lulet këtë pranverë. Kanë kaluar 5 vjet, dhe 6 Maji tashmë mund të quhet një festë tradicionale e qytetit të Shkodrës, simbol i së cilës mbeten lulet.

“Mes luleve në Shkodër” është slogani që ka mbledhur qytetarët shkodranë në aktivitete të ndryshme që i kanë dhënë gjallëri dhe ngjyra qytetit. Edhe panairet e punimeve të artizanatit kanë qenë një pjesë mjaft e rëndësishme e kësaj dite.

Por mbrëmja ka rezervuar një mbyllje të vecantë të kësaj dite. Një koncert me këngëtarët më të mirë shkodranë ndërsa motiv do të mbetet sërish lulja.
(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›