Kukës, 45-vjeçari vret në sytë e fëmijëve gruan

Ngjarja u regjistrua në fshatin Kollovoz, ku shtetasi Irfan Biba, 45-vjeç, ka qëlluar me automatik bashkëshorten e tij, Arze Biba, 35-vjeç.
Krimi i rëndë ka ndodhur nën sy të fëmijëve orët e para të mëngjesit të sotëm. Forcat e policisë së komisariatit të Kukësit shkuan në vendin e ngjarjes pak orë më vonë, duke rrethuar banesën.
Pavarësisht përpjekjeve të policisë, burri ka rezistuar, por pas 6 orësh, prangat i janë vendosur dha tashmë ndodhet prapa hekurave të qelisë së paraburgimit në qytetin verilindor të vendit. 45 vjeçari ka qëlluar me armë edhe në drejtim të policisë, por për fat të mirë nuk ka mbetur askush i plagosur nga ngjarja.
Mësohet se burri vuante prej kohësh nga shqetësime nervore dhe tre herë resht ishte shtruar në Spitalin Psikiatrik në Tiranë. Fatkeqësisht, momenti qe fatal për gruan dhe fëmijët që tashmë mbeten jetim. /Start/
2012-03-11 14:36