E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma Zgjedhore LSI: Politika të orientohet drejt dialogut

TIRANË- LSI kërkon konkretizimin e retorikës politike për realizimin e reformës zgjedhore. Ardit Çela, sekretar për marrëdhëniet me publikun në këtë parti theksoi se LSi-së do të vijojë politikën e saj konstruktive në këtë drejtim.

“Retorika politike duhet të konkretizohet e të materializohet me veprime konkrete, për të përmbushur dhe për të arritur të gjitha ato standarde të domosdoshme për të krijuar besueshmërinë e nevojshme për të marrë statusin e vendit kandidat", -theksoi Çela.

LSI, tha Çela, nuk do të rreshtë asnjëherë, "por do të punojë pa u lodhur për avancimin e reformave, duke vendosur gjithnjë, përpara çdo gjëje tjetër, interesin e qytetarëve, interesin e vendit, interesin e kombit"
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›