E Diel, 1 Nëntor 2026

Matura, si të përzgjidhni degën fituese në Universitet

 

zirina llambro

Llogaritje paraprake të pikëve që u duhen për të fituar universitetin. Kjo vetëm pasi të kenë marrë rezultatet e provimeve të detyruar e atyre me zgjedhje. Në përfundim të kësaj  procedure vjen hapi më i rëndësishëm: Plotësimi i formularit A2. Me anë të tij do të zgjidhen 10 degët e preferuara për universitetin, sipas një rendi zbritës. Edhe pse Ministria e Arsimit ka miratuar formatin e ri të tij, nuk ka dashur t’i nxitojë maturantët. Këshilla që specialistët e këtij dikasteri u japin është të mos nguten. “Para se të renditen preferencat duhet të bëhet një llogaritje të përafërt të pikëve, që kanë  grumbulluar nga rezultatet e mesatares së shkollës së mesme dhe provimeve të detyruara e ato me zgjedhje”, sqarojnë specialistët. Sipas tyre, hapi tjetër është gjetja në fashikullin që disponojnë  shkollat e mesme e pikëve minimale të çdo program studimi që kanë marrë fituesit e një viti më parë. Kështu nëse p.sh për degën juridik fituesi i fundit ka grumbulluar 5500 pikë, kandidatët duhet të bëjnë kujdes. Nëse pasi bën llogaritë e pikëve maturanti sheh se pikët që ai ka grumbulluar janë p.sh 3800. Duhet të zgjedhë një degë tjetër për ta listuar si një nga 10 preferencat e tij. Kjo degë fituesin e fundit për vitin 2008 duhet ta ketë me pikë të përafërta. Pra jo me diferencë të madhe.
Llogaritja e pikëve
Për llogaritjen e pikëve duhen 5 komponentët e Maturës Shtetërore. Mesatarja e shkollës se mesme(M), 2 notat e provimeve të detyrueshme (D1,D2) si dhe 2 notat e provimeve me zgjedhje (Z1, Z2). Kështu supozojmë se një nxënës i ka rezultatet e këtyre komponentëve dhe ka mbaruar profilin shoqëror në një shkollë të mesme të profilizuar. Mesataren e ka 8, D1( 8.52), D2 (8.49.). Notat e provimeve me zgjedhje janë përkatësisht Z1(8.9), Z2(8.6). Me këto rezultate në tabelën e koeficienteve, gjen se për degën ku do konkurrojë p.sh anglisht, profili shoqëror i shkollës së mesme e ka koeficientin Ksh = (1.4). Me këtë koeficient do të shumëzohet shuma e notave të provimeve me detyrim. Pra (D1+D2)X 1.4. Në tabelën e koeficienteve të lëndëve me zgjedhje gjenden koeficientet përkatës. Të dyja notat e provimeve me zgjedhje shumëzohen me këta koeficiente PSH (Z1x 1.3 dhe Z2X 1.4). Të dyja rezultatet mblidhen. Në fund shuma e marrë me dy shifra shumëzohet me 100. Pra nëse del një shifër e tillë, 55.21 nga shumëzimi me 1000 rezulton se kandidati ka 5521.0 pikë. Ai duhet të zgjedhë ato degë që fituesin e fundit vitin e shkuar e kanë pasur me pikë të përafërta. Pra në këtë mënyrë listohen degët për në shkollat e larta jo vetëm sipas preferencave, por edhe mundësisë që maturanti ka  për të fituar në këto preferenca. Pra, programi i parë do të jetë dega që preferohet më shumë dhe, e dyta ajo që shanset për të fituar janë të mëdha, nëse nuk do të fitoni në të parën. Kështu me radhë deri te preferenca 10.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›