E Diel, 1 Nëntor 2026

Matura,37 mijë nxënës dhanë provimin në letërsi

Pas 2 orësh e gjysëm të ngujuar nëpër ambiente të shkollave, maturantët, kane mbaruar provimin e letërsisë. Ky është provimi i parë me detyrim i Maturës Shtetërore . Rreth 37.500 maturantë kanë shpalosur njohuritë e tyre të marra gjatë katër viteve të shkollës në 25 pyetjet e paraqitura në test. Provimi ka nisur në orën 10:00 dhe ka përfunduar në 12:30. Procedura tjetër është se të gjitha testet mblidhen dhe shpërndahen në qendrat e korrigjimit në Tiranë, Elbasan, Fier dhe Shkodër. Pas mbarimit të testit dhe korrigjimit të tij, të gjitha notat mblidhen në Agjencinë e Vlerësimit të Arritjeve (AVA), ku më pas do të bëhet shpërndarja e të gjitha notave në të gjitha shkollat e vendit.
Njoftohet se procesi është mbyllur me sukses dhe pa incidente të theksuara. Ndërkohë për mbarëvajtjen sa më të mirë të provimit këtë vit janë vendosur rregulla shumë të rrepta për t'u respektuar.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›