E Diel, 1 Nëntor 2026

Maunja përplaset me autoveturën, 4 të plagosur në Fushë Krujë

Fushë Krujë- Si pasojë e një aksidenti tragjik të ndodhur sot në aksin Fushë Krujë- Laç, janë plagosur rëndë katër perosna.

Ngjarja ndodhi në fshatin Luz, ndërsa mësohet se një trajler është përplasur me një autoveturë dhe për pasojë personat që udhëtonin në këtë të fundit kanë marrë plagë të shumta në trup.

Nga përplasja e fuqishme maunja është rrëzuar në autostradë duke bllokuar për disa minuta qarkullimin.

Policia ka shkuar në vendin ë ngjarjes dhe ka nisur menjëherë hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit, ndërsa mësohet se të plagosurit janë dërguar në Spitalin Ushtarak.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›