Anglia kërkon të mbajë Kapelon edhe pas Euro 2012
TIRANE-Historia mes Fabio Kapelos dhe kombëtares angleze mund të mos mbyllet pas kampionatit europian, që do të zhvillohet në Ukrainë e Poloni vitin e ardhshëm. Drejtuesi i Federatës Angleze, Sër Trevor Bruking, ka deklaruar dje për BBC se nëse gjërat shkojnë mirë, atëherë “divorci” me trajnerin italian mund të shtyhet. Kapelo fiton 6 milionë stërlina në vit, një shumë e madhe për një teknik kombëtareje. “Kontrata e tij përfundon në verë dhe ne kemi qëllim të ndryshojmë, por nuk i dihet kurrë”, tha Bruking.
(d.b/a.LatifiBalkanWeb)
(d.b/a.LatifiBalkanWeb)