Maxhoranca bllokon emerimet ne Gjykaten Kushtetuese
Eljona Ballhysa
Partia Demokratike ka votuar e vetme gjate seances se djeshme kerkesen e saj per te pezulluar miratimin e dekreteve te Presidentit te Republikes per anetare ne Gjykaten e Larte dhe ate Kushtetuese derisa Gjykata Kushtetuese te shqyrtoje kerkesen e PD-se per interpretimin e dy neneve te Kushtetutes. Kerkesa per pezullimin e dekreteve u miratua me 73 vota pro dhe 2 kunder nderkohe qe Partia Socialiste nuk mori pjese ne votim por u largua nga salla e Kuvendit duke e cilesuar kete nje vendim antikushtetues. Ne emer te PD-se kryetari i Grupit Parlamentar Astrit Patozi sqaroi se miratimi i dekreteve te Topit do te behet menjehere sapo Kushtetuesja te shprehet per kushtetutshmerine e zevendesimit te me shume se 1/3-es se anetareve te saj. Si Patozi ashtu dhe Berisha shpjeguan se Kushtetuta ka dy percaktime qe bien ndesh me njeri-tjetrin. Sipas tyre njeri percaktim thote se gjykatesit zgjidhen per nje afat 9-vjecar tjetri thote se Gjykata Kushtetuese riperterihet me nje te treten. Ndaj dhe sipas tyre duhet te pritet shqyrtimi i Gjykates Kushtetuese ne lidhje me keto dy nene te Kushtetutes. Ndersa perfaqesuesja e Partise Socialiste juristja Vasilika Hysi tha se PS-ja e konsideron antikushtetuese pezullimin e votimit te dekreteve te Topit ne mes te procesit. Sipas saj kandidatura jane shqyrtuar ne Komisionin e Ligjeve jane zhvilluar seancat degjimore madje jane miratuar edhe relacionet perkatese. Ndaj nuk eshte normale sipas Hysit qe te pezullohet procesi i votimit aq me teper qe zgjat ne menyre te parregullt edhe mandatin kushtetues te anetareve aktuale te ketyre gjykatave.
Debati
Gjate fjales se tij kreu i Grupit te PD-se u beri thirrje socialisteve qe te mos marrin aksione te deshtuara per te devijuar synimin e kerkeses se PD-se. Ai tha se opozita te mos e perdore politikisht kete kerkese per qellime meskine. Sipas Patozit synimi i kerkeses eshte shmangia e nje krize institucionale per shkak se 2/3 e anetareve te Gjykates Kushtetuese duhet te zevendesohen ne te njejten periudhe dhe per kete tha ai Kuvendi duhet te kete nje pergjigje shteruese. Ne te njejten linje ishte edhe kryeministri Berisha i cili iu referuar nje raporti te meparshem te OSBE-se. E para qe ka ngritur kete ceshtje te Kushtetutes shqiptare eshte OSBE-ja. E kane ngritur sepse nuk kane pse te mos e ngrene sepse Kushtetuta ka ne kete rast dy percaktime qe bien ndesh njera me tjetren. Njeri percaktim thote se gjykatesit zgjidhen per nje afat 9-vjecar tjetri thote se Gjykata Kushtetuese riperterihet me nje te treten. Ata qe shkruan Kushtetuten nuk e parashikuan kete perplasje qe mund te krijohej dhe qe u krijua kete vit. Te shprehet Gjykata dhe te vijme ketu e te votojme. Garant i Kushtetutes eshte Gjykata Kushtetuese nuk jemi ne. Asgje me normale se drejtimi ne kete rast drejt Gjykates nuk ka. A mund ti thuash edhe gjyko edhe nuk te pyes. Nuk mund te thuash dot. Po e cove per gjykim do ta presesh me durim gjykimin. Ky eshte rregulli i nje shoqerie te qyteteruar - eshte shprehur Berisha.
Ne kundershtim me qendrimin e PD-se eshte shprehur dje ne emer te Grupit Parlamentar te PS-se deputetja Vasilika Hysi. Ajo tha se kerkesa e PD-se vjen ne kundershtim me Kushtetuten me ligjin mbi organizimin dhe funksionimin e Gjykates Kushtetuese dhe me Rregulloren e Kuvendit. Sipas Hysit nuk mund te pezullohet ne mes nje proces votimi qe ka nisur prej kohesh. Ajo e akuzoi PD-ne e cila sipas saj nuk fut ne votim dekretet pasi ka frike nga rrjedhja e votave. Bej thirrje te mos votohet kjo kerkese pasi eshte antikushtetuese. Bie ne kundershtim te plote me Kushtetuten nisma per te nderprere nje proces votimi qe ka nisur dhe qe eshte ne fundin e tij. Dekretet e Presidentit jane shqyrtuar ne Komisionin e Ligjeve madje jane zhvilluar seanca degjimore dhe maxhoranca u beri kandidateve shume pyetje shumica prej te cilave ne kundershtim me Kushtetuten. Kandidatet u pyeten per ligje qe jane rrezuar nga Gjykata Kushtetuese. Disa nga kandidatet madje u lincuan nga PD-ja e cila kthehu dhe njehere ne Komisionin e Ligjeve luften e klasave. Une besoj se ky proces ka vetem nje qellim. Me sa duket ju keni frike per te votuar dekretet e Presidentit pasi i trembeni rrjedhjes se votave ose nuk ju kane pelqyer kandidaturat qe solli Presidenti. Ne kete menyre ne godasim ne menyre sistematike te perseritur Presidentin e Republikes - eshte shprehur Hysi.
Bllokimi
Pezullimi i miratimit te dekreteve te Presidentit te Republikes ne Kuvend zgjat mandatin ne menyre antikushtetuese te anetareve aktuale te dy gjykatave te rendesishme te vendit asaj Kushtetuese dhe Gjykates se Larte. Kjo per faktin se Gjykata Kushtetuese nuk ka limite kohore per shqyrtimin e nje ceshtjeje. Pra shqyrtimi i kerkeses se PD-se per interpretimin e dy neneve te Kushtetutes qe lidhet me procesin e emerimit te anetareve te ketyre gjykatave mund te zgjase disa muaj duke sjelle jo vetem zgjatjen ne menyre antikushtetuese te mandatit te anetareve aktuale por edhe duke bllokuar nje proces emerimi qe ne baze te Kushtetutes eshte kompetence e Presidentit te Republikes.
Raporti i KE-se Politizimi i dekreteve ne Kuvend ndikon ne pavaresine e Gjyqesorit
Raporti i Komisionit Europian per Shqiperine e shikon si shqetesues politizimin e dekreteve te Presidentit ne Kuvend. Ne kapitullin qe i referohet Drejtesise ne kete raport Komisioni Europian vlereson se politizimi i dekreteve ne Kuvend ndikon ne pavaresine e Gjyqesorit. Sipas raportit Shqiperise i mungon nje tradite e pavaresise se Gjyqesorit. Shqiperia ka nevoje te vazhdoje procesin e reformimit te Gjyqesorit duke perfshire edhe miratimin e nje strategjie gjitheperfshirese te reformes gjyqesore dhe ligjet qe jane ende ne pritje per tu miratuar dhe te krijoje nje histori te qendrueshme te zbatimit duke treguar pavaresine dhe efikasitetin e sistemit gjyqesor. Ajo qe duhet te adresohet eshte mungesa e pavaresise transparences dhe llogaridhenia ne sistemin e emerimit transferimit dhe vleresimit te gjyqtareve si dhe permiresimet e nevojshme ne sistemin per kontrollin e Gjyqesorit. Fakti qe votimet ne Parlament te gjyqtareve kandidate ne Gjykaten e Larte dhe Gjykaten Kushtetuese permban rreziqe te forta te politizimit dhe per pasoje te dobesimit te pavaresise se institucioneve. Jane te nevojshme edhe burime njerezore dhe financiare si dhe kushte ne infrastrukture per te siguruar funksionimin efikas te gjykatave. Gjithashtu Shqiperia ka nevoje per tiu adresuar korrupsionit ne Gjyqesor duke marre ne konsiderate te gjitha aspektet relevante perfshire pagat imunitetin sigurine dhe politizimin e emerimeve kyce- shkruhet ne raport.
PD-ja rrezon ne Komisionin e Ligjeve edhe tre dekretet e fundit te Topit
Partia Demokratike ne gati 5 vjet ne pushtet ka rrezuar jo pak por rreth 11 dekrete te Presidentit te Republikes per anetare te Gjykates se Larte dhe asaj Kushtetuese. Te fundit qe jane rrezuar ne Komisionin e Ligjeve jane kandidaturat e Presidentit Bamir Topi per anetare te Gjykates Kushtetuese Edlira Jorgaqi Artan Hoxha dhe Adrian Leka. Po pikerisht per keto tre kandidatura eshte pezulluar procesi i votimit ne seance. Qe te futen ne proces votimi keto kandidatura do te presin tashme shqyrtimin e kerkeses se PD-se nga Gjykata Kushtetuese per interpretimin e dy neneve te Kushtetutes. PD-ja kerkon sqarimin e mandatit te anetareve te ketyre gjykatave per te ndare se cilet anetare kane mandat 9-vjecar dhe cilet 3-vjecar si dhe percaktimin e qarte te kompetencave te Presidentit dhe te Kuvendit ne kete proces.
12 Nentor 2010