Berisha harron statusin feston vizat Ruci kerkon llogari per deshtimin
Kryeministri Berisha gjate fjales se mbajtur dje ne Kuvend eshte ndalur serish te vendimi per liberalizimin e vizave per shqiptaret por nuk ka permendur vendimin per mosmarrjen e statusit te vendit kandidat ne BE. Kjo ka sjelle reagimin e opozites. Kryetari i Grupit Parlamentar te PS-se Gramoz Ruci i ka kerkuar llogari kryeministrit pse deshtoi qeveria shqiptare per te marre statusin e vendit kandidat ne BE. Ruci u eshte referuar kritikave te bera ne raportin e KE-se dhe e ka akuzuar qeverine per keqqeverisje si dhe kryetaren e Kuvendit per keqperdorim te postit te drejtueses se seancave. Kreu i deputeteve socialiste i ka bere thirrje qeverise qe te reflektoje pasi raporti i KE-se duhet pare si nje kambane zgjimi per qeverine. Sipas Rucit reflektimi i qeverise duhet te filloje se pari duke shqyrtuar oferten e PS-se per te zgjidhur krizen politike. Ruci tha se opozita nuk i beson qeverise per mbajtjen e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme dhe per kete qellim kerkon si garanci transparencen e procesit te kaluar zgjedhor.
Vizat
Kryeministri Berisha ia faturoi meriten e liberalizimit te vizave qeverise qe ai drejton. Ai tha se heqja e vizave per shqiptaret kombit qe perjetoi izolimin me te eger dhe pasojat me te renda te ketij izolimi shenon arritjen me madhore te jetes se tyre pas shembjes se piramides komuniste ne Tirane. Sipas Berishes ky vendim nuk do te ishte marre nese nuk do te shembej muri gjigant i krimit te organizuar. Ishte ky mur qe e ndante dhe izolonte cdo dite e me shume Shqiperine nga Europa. Ishin klanet e krimit te organizuar Aldo Baret qe prisnin koka dhe luanin futboll me koka te prera ato qe lemerisnin mbare Europen me barbarite e tyre - tha Berisha. Sipas tij vizat u hoqen pasi qeveria shembi murin tjeter ate te korrupsionit. Muri i korrupsionit e kishte katandisur kete vend nder 24 vendet me te korruptuara te planetit. Shembja e ketij muri beri te mundur qe Shqiperia te ndermarre projektet me madhore ne historine e saj shqiptaret te jene krenare per vendin e tyre - eshte shprehur Berisha. Sipas kreut te qeverise vizat nuk do te liberalizoheshin ne rast se nuk do te zhvilloheshin zgjedhje te ndershme ne qershor te vitit 2009. Me tej Berisha shtoi se me kete vendim 8 nentori kthehet nga nje dite e zeze ne historine e Shqiperise ne nje dite te madhe dhe te begate per te gjithe shqiptaret. Ai tha se ky vendim lidhet dhe me nje moment solemn te jetes se tij pasi ai kishte bere nje premtim qe nuk varej prej tij por prej te tjereve dhe qe u be realitet.
Llogaria
Pas tij fjalen e mori kreu i Grupit Parlamentar te PS-se Gramoz Ruci i cili i kerkoi llogari kryeministrit Berisha per deshtimin ne marrjen e statusit te vendit kandidat. Sot nuk eshte dita qe ju te gezoni por te reflektoni. Pse zoti kryeminister Europa u tha po shqiptareve dhe i tha jo qeverise Pse deshtoi qeveria Pse eshte hera e pare qe Komisioni Europian refuzon nje kerkese per te marre statusin Pse behet Parlamenti shkak per nje vendim te tille Ne raport shkruhet se posti i kryetarit te Parlamentit keqperdorohet. Keqperdoret nga ju zoti kryeminister. Pse Parlamenti nuk eshte institucion i pavarur. Nje numer i madh ligjesh shkruhet ne raport kane cilesi te dobet. Jane ligjet e qeverise suaj zoti kryeminister. Po keshtu ne raport shkruhet se Kuvendi punon nen presion dhe se nuk degjohen asnjehere grupet e interesit per hartimin e ligjeve. Dhe kjo ka qene kerkese e vazhdueshme e opozites qe nuk eshte marre parasysh nga ju. Ne raport shkruhet se administrata publike eshte e politizuar dhe se leviz shpesh dhe kjo ndodh prej jush qe emeroni militante. Ne raport shkruhet se rastet e mosrespektimit te vendimeve te Gjykates Kushtetuese jane mbi 30. Po keshtu Komisioni Europian veren se maxhoranca ka politizuar votimin per emerimin e dekreteve te Presidentit per Gjykaten e Larte dhe ate Kushtetuese - eshte shprehur Ruci.
Duke iu referuar raportit te KE-se ai permendi se korrupsioni ne Shqiperi vazhdon te mbetet nje problem vecanerisht serioz. Sipas tij te gjitha keto kritika bene qe te mos merrej vendimi per statusin. Nuk eshte koha per saze e daulle por per reflektim. Dhe reflektimi fillon duke pranuar oferten e PS-se per te zgjidhur krizen. Ne nuk ju besojme me juve zoti kryeminister se do te zhvilloni ndonjehere zgjedhje te lira dhe te ndershme ndaj kerkojme garanci te plote. Kjo fillon duke hetuar dhe duke bere transparencen e zgjedhjeve te kaluara - eshte shprehur kryetari i Grupit Parlamentar te PS-se Ruci.
Ne replike me te fjalen e mori serish kreu i qeverise Berisha i cili akuzoi PS-ne se ka bere perpjekje per te bllokuar procesin e liberalizimit te vizave.
Batutat Berisha-Ruci
Ruci Ju thate se ne deputetet se kishim problem ceshtjen e vizave se kemi pasur pasaporte biometrike por nje person i vetem ka qene ai qe edhe kur ne Shqiperi nuk kishte rene ende muri i Berlinit bridhte lirshem gjithe Europen dhe ai ishin ju.
Berisha Kjo eshte nje e vertete e padiskutueshme dhe jo vetem shetisja z. Ruci por paraqisja punimet origjinale qe botoja ne Europe dhe ne bote. Por sa here shkova u ktheva. Dhe u ktheva per te bere ate qe nuk kisha bere u ktheva per te te zbritur ty nga kali. Takohemi pas 20 vjeteve ne kete salle por me shume dhimbje nga kali te zbrita. Kur them te zbrita ty me radhe nga Ramiz Alia e poshte.
PS-ja Ti ishte mjek i Byrose...
Berisha Une respektoj ligjin e Hipokratit dhe serish te garantoj se me bluze te bardhe do te tregoja kujdes te njejte per cdo qenie njerezore pavaresisht nga funksionet qe mbart.
Ruci Nuk eshte koha per saze e daulle por per te reflektuar. Hiqni dore nga koncertet.
Berisha Kur ju bete dasmen ne ju sollem lule. Ndaj te festojme se bashku dhe mos beni gjera te tilla.
Berisha Jam kujdesur per ju ne greve edhe per ushqimin qe ju vinte ne greve. Ceshtja ka arritur deri aty sa kryetari juaj te vjedhe password-in e zoterinjve ketu dhe te shkruaje ne emer te tij letra dhe e-mail dhe tu thote te tjereve se 800 mije shqiptare do te largohen nga Shqiperia.
12 Nentor 2010