Siri, Shqipëria dhe Kosova mbështesin forcat opozitare

Gjatë punimeve të Konferencës Ministri Panariti nënvizoi mbështetjen për zbatimin e dokumentit të të Dërguarit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Kofi Anan, duke e cilësuar zbatimin e tij si një zgjidhje funksionale për procesin e tranzicionit politik sirian.
Ministri Panariti tha se procesi i tranzicionit në Siri duhet të bazohet mbi vlera të reja, të cilat e kanë përjashtuar tashmë Bashar Al Assadin dhe mbështetësit e tij.
Kjo Konferencë u zhvillua nën kujdesin e Ministrit të Jashtëm francez, z. Laurent Fabius dhe u përshëndet edhe nga Presidenti i Francës, z. François Hollande.
Ndëkohë, edhe Republika e Kosovës dënon ashpër fushatën gjakderdhëse të regjimit të Assadit ndaj aspiratave të opozitës siriane për të transformuar vendin e tyre në një shtet të hapur dhe pluralist. “Republika e Kosovës shpreh solidaritetin e plotë me kërkesat e popullatës për ndryshime politike në Siri, dhe ne përkrahim angazhimet e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki – moon, dhe të të dërguarit të KB-së dhe të Ligës Arabe, Kofi Annan", theksoi Hoxhaj.
"Në Siri, sot, edhe njëherë, njësoj si në Bosnje dhe Kosovë vite më parë, komuniteti ndërkombëtar është para një dileme për të ndërmarrë aksionin e duhur për të parandaluar dhunën dhe viktimat. Aspiratat e opozitës siriane për të transformuar Sirinë në një shtet demokratik, të hapur dhe pluralist, janë të ngjashme me ato të popullit të Kosovës të para disa viteve. Ne ishim viktimë e një spastrimi etnik dhe të shkeljes së të drejtave të njeriut nga logjika e një tirani siç ishte Sllobodan Milosheviçi. Sot, Kosova është një vend demokratik, i pavarur dhe një faktor paqeje dhe stabiliteti në Ballkan dhe në Evropë", tha Hoxhaj
2012-07-06 17:35