E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maxhoranca i kërkon përgjigje Ramës; PS: Po hidhni baltë

"Edi Rama të përgjigjet për gjobat mbi lejet e pallateve për qytezën 'Edvin and Tan Lepri' në afërsi të digës së Liqenit, mbi 20% e përvetësuar në çdo leje prej 12 vitesh, ndaj akuzave të ndërtuesit Dodë Doçi për gjobën 20 % dhe Dine Fratëri për gjobën 1 milion dollarë", tha Halimi.

Ai kërkoi gjithashtu që Edi Rama të japë shpjegime mbi akuzat e medias për gjysmë milion metër katror ndërtim dhe për 100 milion euro të përfituara vetëm nga një ndërtues me dokumente e prova.

Pas deklaratës së Halimit, Partia Socialiste reagoi nëpëmjet deputetit Xhemal Qefalia. Ky i fundit deklaroi se maxhoranca nuk ka përgjigje rreth akuzave të ngritura ndaj zyrtarëve të saj, dhe të vetmen mënyrë për të dalë nga kjo gjendje sheh përbaltjen dhe shpifjet ndaj Edi Ramës.

Qeveria duhet të japi llogari për tenderat dhe konçesionet e Majlinda Bregut, Ministre e Integrimit, Dritan Priftit, Ministër i Ekonomisë dhe deputetes Albana Vokshi. Boll përsëritët të njëjtat shpifje. Nëse jeni të pastër, mos kini frikë, përballuni me faktet”, deklaroi deputeti i opozitës, Xhemal Qefalia.

Ai premtoi se opinioni publik do të njihet nesër me prova të reja mbi korrupsionin e ministres së Integrimit, dhe sipas Qefalisë dhe jo vetem kaq, por një listë e gjatë zyrtarësh rezultojnë të përfshirë në këto afera që po uzurpojnë pronat e shiptarëve.

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë shtuar së fundi akuzat e ndërsjella për korrupsion, konflikt interesi dhe përfitime abuzive të drejtuesve dhe zyrtarëve respektivë. Përveç akuzave publike në media, përfaqësues të dy palëve të përfolur për afera korruptive i janë drejtuar edhe Prokurorisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›