E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mubarak e Sarkozi optimstë për bisedimet Izrael-Palestinë

Ata shprehën besimin se të dyja palët duhet të përmbushin këtë shpresë. “Shpresoj se palët do të dinë të shfrytëzojnë më së miri këtë mundësi duke qenë se ndodhemi në një udhëkryq tepër të rëndësishëm”, deklaroi para shtypit Mubarak, i cili ndodhet në Paris si pjesë e turit të tij drejt SHBA-së, ku do të jetë i pranishëm në rifillimin e bisedimeve të paqes.

“Ekziston një shpresë, një mundësi e re po shfaqet të horizont dhe kjo mundësi duhet shfrytëzuar”, u shpreh nga ana e tij presidenti francez pas takimit me udhëheqësin egjiptian. “Dëshirojë vërtet shumë në emër të të gjithë Francës, që këto bisedime të jenë të mira dhe të arrijnë synimin e përcaktuar për paqe”, theksoi Sarkozi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›