E Diel, 1 Nëntor 2026

Maxhoranca rrezon dekretet e Topit. PS Interesa klienteliste

Tirane 3 nentor 2011 NOA/ Arjola Ymeraj- Molla e sherrit e muajit te fundit dekreti i Presidentit Topi per ligjin Per menaxhimin e integruar te mbetjeve ka gjetur fund sot permes votave te deputeteve te maxhorances te cilet kane rrezuar dekretin e Kreut te Shtetit.

Me 73 vota kunder dhe 53 vota pro te opozites Kuvendi pas seances-maratone ka rrezuar dekretin e Presidentit Topi per rishikimin e ligjit per menaxhimin e integruar te mbetjeve.

Pavaresisht akuzave dhe thirrjeve te deputeteve socialist per mos votimin e ketij ligji kreu i qeverise u shpreh se ligji mbron vendin nga mbetjet toksike nderkohe akuzoi kreun e opozites se po mbron klanet e tij mafioze.

Opozita permes me shume se gjysmes se grupit parlamentar e ka kundershtuar kalimin e ketij ligji i cili sipas tyre mund te kthehet ne nje projekt per importin e plehrave nga vendet e Bashkimit Europian ndersa vendi yne nuk i ka kapacitetet per te kontrolluar mbetjet nese do te jene te rrezikshme apo jo.

Por krahas ligjit per plehrat eshte rrezuar me 75 vota edhe propozimi i Presidentit Bamir Topi si kryetar i Kontrollit te Larte te Shtetit Sali Shehu.

Kryeministri Berisha Arsyeja e mos votimit Partia e Plehut

Kryeministri Berisha tha se arsyeja e vertete e debatit eshte krijimi i partise se re nga presidenti Topi i mbeshtetur nga kryetari i PS-se.
Kjo dite shenon de facto themelimin ne kete salle te partise se plehut. Pas themelimit te Aleances se Plehut shpertheu epidemia O burra te gjejme vota ne plehra. Po behet gjithcka qe ne plehra te mbijne particka iu drejtua kryeministri deputeteve socialiste.
Me tej ai ka argumentuar pse duhet votuar ligji.
Ligji eshte per mbrojtjen e Shqiperise nga mbetjet toksike. Ai i imponon qeverise te perjashtoje me vendim te Kuvendit te gjitha plehrat toksike si edhe te importohen edhe mbetjet jotoksike. Jo ashtu si e bene socialistet ne vitin 2003. Sipas kesaj liste ne Shqiperi duhet te hyjne 400 mbetje por ligji qe Qeveria ka miratuar lejon qe te hyjne 50 ne teresi sipas kushteve qe do te percaktohen ne vendimin e Keshillit te Ministrave. Asnje prej tyre nuk eshte toksike. Nga keto mbetje jane 37 mije ton mbetje plastike dhe pjesa tjeter alumin plumb tekstildruri dhe magneziumi tha Berisha.
Me tej ai akuzoi Ramen se pas kalimit nga disfata ne disfate ka urdheruar krijimin e nje partie tjeter.
Gjeti faqezinjte e u kerkoi te dilnin kunder regjistrimit per te shpetuar pasurite e fshehura. Por shqiptaret u treguan vendi Shkoni te partia e plehut Ne vend ka 1 milion e 70 mije krah pune sipas statistikave zyrtare. Por shqiptaret nuk mund ti genjeni dot. Ju vete krijoni nje realitet qe nuk ekziston dhe i besoni vete atij. Kryetari juaj bie ne gjume si Edi Rama dhe zgjohet njehere si Obama njehere si Merkel apo si Sarkozy. Ju vete keni firmosur ligjin per plehrat dhe tani silleni ndryshe si ju urdheron Kryetari. Por zgjedhja juaj eshte bllokimi. Viti 2013 po vjen dhe ju garantoj se do te dilni minus 500 mije vota ne raport me kete koalicion e mbylli fjalen e tij kryeministri Berisha.

Ndersa vetem pak caste para miratimit te ligjit ai u shpreh se pervec partise se plehut prapa qendrimit te krereve te opozites qendrojne interesa mafioze.
I gjithe problemi i socialisteve ishte se do vendoset vendimi i qeverise si kusht per cdo import dhe kete keta nuk e kane nga urrejtja ndaj meje por e kane nga dashuria qe importuan per plehrat para ketij vendimi sepse kane frike se do te shkurtojne interesat lobiste te tyre sepse ligji i disiplinon importet ne menyren me te hekurt dhe ata kane interesa mafioze u shpreh Berisha.
Ai tha se aktualisht 6 mije tone mbetje eksportohen nga Shqiperia cdo vit dhe kjo do vije ne rritje.
Per shoqerine civile e garantoj se do jete bashkevendimmarese me Keshillin e Ministrave per cdo mbetje dhe ua them ne shenje respekti sepse kane qene nje ze i rendesishem per mbrojtjen e ligjit dhe ata qe bejne militant i vleresoj aty ku kane qene racional por problemi ishte shkarja e madhe qe bene ata duke bere thirrje per vota ata po luajne per partine dhe jo shoqerine civile ndaj dhe une zotohem se cdo vendim qeverie do jete proces i nje konsultimi me shoqerine civile dhe organizatat per mbrojtjen e mjedisit.

Ruci Berisha anulo ligjin edhe nga plehrat do qe te fitosh
Kreu i Grupit Parlamentar te PS Gramoz Ruci perseriti disa here ashtu si koleget e tij socialiste thirrjen per rrezimin e ketij ligji.

Lidhur me akuzat e Berishes per Topin dhe Ramen ai tha se Ti shan Presidentit qe ka dale nga familja jote politike. Ky eshte vendimi yt por ne nuk lejojme importin e plehrave ne Shqiperi. Dhe bashke ndahemi ne dy pika ligji nuk zgjidh menaxhimin dhe ti smund te na imponosh dot alternativen tende. Ligji i pare ne seancen e pare qe ti do te miratosh eshte ligji qe ti bashke me plehrat e tjera te zhdukesh nga Shqiperia. Hiq nenin 22 dhe pastaj hajde te ulemi te diskutojme.

Ndersa ne repliken tjeter mes tij dhe Kryeministrit Berisha pak para miratimit te ligjit Ruci tha se Ne ligjeraten e gjate z. Kryeminister te shpetonte nje moment qe vertet thua te verteten. Dhe te verteten e the kur pranove qe shqiptaret qe na ndjekin me kete debat e kuptojne qe qendrojne interesa. Kjo eshte shume e vertete. E para. Por ata kuptojne dhe nje gje tjeter dhe te pyesin ty jane duke te ndjekur edhe tani. Mos u ngopsh thone ata por edhe nga plehrat do qe te fitosh. Se dyti po mire punet e tjera qe aq di dhe aq ben thone ata por si mjek si ka mundesi qe e kthen ne nje tragjedi ekologjike kete vend si mjek jo si kryeminister. Se treti kur ke pasur te drejte. Ne 2004 qe ke thene importi i plehrave eshte nje bombe ekologjike ketu ne kete tribune qe jam une apo sot. Edhe ne meqe na permende ti edhe ministri yt si rezultat i debatit qe kemi zhvilluar qofte edhe per ate ligj qe kemi miratuar ne anuluam marreveshjen me nje kompani te shtetit Italian. Kete kerkese ka shoqeria civile qe ti po qan sot. Anuloje Mirato dekretin e Presidentit. Ky eshte refleksioni dhe kjo eshte ajo qe duhet ti tregosh popullit qe ju drejtove sot nga kjo seance.

Ne vijimesi deputetet socialiste njeri pas tjetrit theksuan se ligji i sherben interesave klienteliste ndersa u shprehen per organizimin e nje referendumi ku shqiptaret te pyeten per kete ceshtje.

Plehrat Rama Saliu fyen popullin duke e trajtuar si budalla

Ndersa kryeministri Berisha argumentonte ne Kuvend pse sipas tij duhen importuar plehrat kryetari i PS-se Edi Rama komentonte ne rrjetin social Twitter deklaratat e kundershtarit te tij politik.
Te thuash dua plehra nga jashte eshte tradhetia me e madhe kombetare ne kushtet kur vendi ka 1 milione ton plehra rrugeve shkruajti Rama ne profilin e tij ndersa Kryeministri Berisha citonte ligjin qe lejon importin e mbetjeve jotoksike.
Rama ka shkuar edhe me tej duke e krahasuar Berishen me drejtuesin e shtetit somalez ne deklaraten e tij vite me pare.

Te njejtin fjalim ka mbajtur edhe kryeministri i Somalise kur e mori ne qafe vendin e vet duke e bere kosh plehrash citoi kryetari i PS-se ne komentin e tij.
Ky reagim i kryesocialistit erdhi pasi Berisha krahas argumentimit te ligjit deklaroi se kryetari i PS-se po nxit krijimin e nje partie te re ne mbeshtetje te Presidentit te Republikes.
Ndersa vetem pak caste pas miratimit te ligjit per importin e plehrave nepermjet nje mesazhi ne faqen e tij ne Twitter Rama u shpreh se Opozita importuaka plehra sipas Saliut Vetem kur te mbysin plehrat mund ta fyesh popullin tend duke e trajtuar si budalla.

Keshilli Mbikqyres i Bankes votohen kandidatet

Seanca e stergjate parlamentare e dites se sotme pas shume debatesh me ne fund nepermjet votes se ligjvenesve shqiptaret jane votuar edhe gjashte propozimet per anetare te bordit te Keshillit Mbikqyres ne Banken e Shqiperise.

Guvernatori i Bankes Ardian Fullani eshte emri i pare i miratuar me votat e maxhorances me pas kandidati Petraq Milo i cili ka mbajtur pozicionin e keshilltarit prane Kryeministrit dhe Elisabeta Gjoni e cila aktualisht  mban pozicionin e kreut te Autoritetit te Mbikeqyrjes Financiare.

Krahas tyre jane miratuar edhe emrat e Dhori Kules Rektori i Universitetit te Tiranes Ela Golemi drejtoresha rajonale e nje banke private e propozuar nga Grupi Parlamentar i LSI-se dhe ne fund deputetja socialiste Ermelinda Meksi e cila pas marrjes se kesaj detyre mandati i saj i kalon nje deputeti te ri djalit te deputetit te vrare socialist Fatmir Xhindi 24-vjecarit Anduen Xhindi.

Ne perfundim te votimeve kryeparlamentarja Jozefina Topalli e cilesoi zonjen Meksi si nje nga politikanet e para dhe me kontribut madhor ne parlament dhe ne Partine Socialiste si nje politikane serioze dhe te pergatitur.

a.y/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›