E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhja e guvernatorit nga Kuvendi propozim i PS ne 02-n

Ndryshimet

Ishte vete qeverisja socialiste e vitit 2002 kur propozoi ndryshimin ligjor per menyren sesi do te zgjidhet guvernatori me nje mandat prej 7 vjetesh. Ne ligjin e vjeter para ndryshimeve perzgjedhja e kandidatit per guvernator ishte kompetence e Kryeministrit por u gjykua te rishikohej ne perputhje edhe me raportet institucionale te Bankes se Shqiperise me Kuvendin te percaktuara ne ligjin Per Banken e Shqiperise. Ndersa ne nenin e shfuqizuar guvernatori propozohej nga kryetari i Keshillit te Ministrave dhe emerohej nga Presidenti tashme me ligjin e ri guvernatori propozohet nga Presidenti i Republikes dhe zgjidhet nga Kuvendi i Shqiperise. Tjeter ndryshim qe iu be ligjit rreth 10 vjet me pare kishte te bente me konfliktin e interesit. Ne kete shtese percaktohet papajtueshmeria e funksionit te anetarit te Keshillit Mbikeqyres te Bankes se Shqiperise me ate te punonjesit te administratorit dhe te aksionerit me pjesemarrje ndikuese ne banken e nivelit te dyte ose ne subjektet qe licencohen nga Banka e Shqiperise.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›