E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rezoluta qe do te votohet sot ne PE

Ne fund te muajit qershor, Komisioni i Jashtem ne Keshillin e Evropes, votoi me 59 vota pro dhe vetem nj kunder, rezoluten e posacme per procesin e integrimit te Shqiperise dhe ate per Kosoven. Ne kete rezolute, nderkombetaret dhane “OK” per liberalizimin e vizave per Shqiperine dhe rrugen e saj drejt integrimit ne Bashkimin Evropian, e cila pritet te votohet sot ne Parlamentin Evropian. Ne kete rezolute, shprehet qartazi mbeshtetja e eurodeputeteve per liberalizim te plote te vizave per Shqiperine brenda ketij viti. “Mirepresim vendimin e 27 Majit, te Komisionit Evropian per te propozuar heqjen e regjimit te vizave per Shqiperine dhe i ben thirrje Komisionit te verifikoje qe te gjitha kriteret qe kane mbetur te plotesohen ne muajt e ardhshem, me qellimin per ti hapur rruge, Keshillit dhe parlamentit te miratojne liberalizimin e vizave per qytetaret shqiptare brenda fundit te ketij viti”, theksohet ne rezoluten e propozuar nga eurodeputeti Nikolaos Chountis. Nga ana tjeter, ne kete rezolute, eurodeputetet nxisin fuqimisht, te gjitha forcat politike qe te marrin pergjegjesite e tyre dhe te angazhohen ne nje dialog konstruktiv duke perfshire ketu edhe diskutimet mbi nje ligj te ri elektoral qe do te garantoje transparence te plote te procesit elektoral ne zgjedhjet e ardhshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›