Statistikat, Çelsi e mund Interin
Champions League hap krahët për të mikpritur javën e ardhshme një ndër superndeshjet e turit të parë të 8-sheve, duelin Inter-çelsi. Pas masakrës që Mançester Junajtid i bëri Milanit pak ditë më parë në “San Siro”, tani e ka radhën edhe ndeshja tjetër e luftës Itali-Angli. Murinjo di gjithçka për skuadrën e çelsit pas tre vitesh qëndrimi atje dhe Ançeloti di shumë për Interin. Analistët dhe ekspertët e favorizojnë lehtë çelsin për këtë duel dhe ne pëlqejmë arsyet, sepse çelsi shikohet si favorit në këtë ndeshje.
Forma - Kontrast i vërtetë. Që pas fillimit të shkëlqimit të çelsit tetë vite më parë, kjo skuadër gjithmonë ka arritur së paku deri në çerekfinalet e Champions League. Interi, në anën tjetër, ka dështuar në fazën 1/16 që prej katër vitesh radhazi. Vitin e kaluar, Mançester Junajtid mposhti Interin e Murinjos ashtu si Liverpuli dy vite më parë Interin e Mançinit. çelsi, nga ana tjetër, ishte një fije floku larg triumfit në Champions League, kur u mposht nga Mançester Junajtid në finale në penallti. Masimo Morati dëshiron patjetër Champions League këtë sezon, pasi dëshiron të vazhdojë traditën e babait të tij, nën të cilin Inter fitoi dy tituj të Ligës së Kampionëve. Duke luajtur në Serinë A, të dobësuar pas “Calciopoli”-t, nuk e ka ndihmuar aspak Interin në ndeshjet e mëdha në të kaluarën.
Mbrojtja - Shumë është folur për golat që çelsi ka pësuar këtë sezon. Befasuese është që anglezët kanë presuar 16 nga 22 gola (73%) prej goditjeve të dënimit. Nëse shikoni nga ana tjetër, kjo është një statistikë e mirë. Blutë e Londrës kanë pësuar vetëm 6 gola në 26 ndeshje nga loja e hapur. Kjo është statistikë fantastike. Nëse shtojmë faktin që Inter i ka pësuar 20 gola në 22 takime, as superforma e Shnajderit nuk do ta ndihmojë Interin të shënojë, pasi ashtu siç bëri Napoli në fundjavë, ashtu do të bëjë edhe Ançeloti. Shnajder është ekspert i goditjeve të dënimit dhe Ançeloti gjatë gjithë javës i ka stërvitur të tijtë në këtë pikë.
Drogba - Ishte Runi ai që e detyroi Milanin të kapitullojë dhe ndoshta njeriu që mund të krahasohet me Runin aktualisht në Premier League është Didier Drogba. Ai do të jetë vetëm në sulmin e çelsit dhe forma e tij fenomenale prej 27 golave në 29 paraqitje, si për klubin ashtu edhe për Kombëtaren, është statistikë e frikshme për zikaltrit. As Samuel Eto’o as Diego Milito, pa marrë parasysh sa gola kanë shënuar, nuk mund të krahasohen me Drogba. Ai ndoshta nuk është në formën më të mirë, por shënon atëherë kur ekipit të tij i duhet më shumë.
Taktika - Që nga fillimi i sezonit, Ançeloti ka aplikuar një taktikë të lojës në krah dhe ai ishte fleksibël, duke vendosur formacione standarde si 4-4-2, 4-5-1 apo 4-3-3, varësisht nga situata dhe kundërshtari. Murinjo padyshim i ka ndjekur të gjitha ndeshjet e fundit të çelsit.
Precedenca – Interi dhe çelsi shkuan në SHBA për t’u ndeshur mes tyre. Shënoi Lampard dhe fitorja erdhi nga 11-metërshi.
#