E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe Patizani mban hapin e kryesuesve

Kategoria I

Në Kategorinë I kanë fituar kryesuesit. Bylis nuk thyhet as në Gramsh, ku fitoi 1-0. Elbasani ka mundur 2-0 Pogradecin, në “Ruzhdi Bizhuta”, ndërsa Lushnja ka fituar minimalisht, 1-0, ndaj Kamzës. Në stadiumin “Sleman Stërmasi” të kryeqytetit ka luajtur Partizani, që ka mundur pastër, 2-0, Adën e Velipojës, edhe me lojë të mirë, sidomos në pjesën e parë. Dy eurogola, të shënuar nga Kapaj dhe Karapici, u kanë dhënë fitoren të kuqve, që tashmë shikojnë më lart në renditje. Kjo i bën të kuqtë të mbajnë hapin e kryesuesve. Bilisht Sporti-Luftëtari është mbyllur 2-1 për juglindorët. Skrapari rigjen fitoren në shtëpi, 2-0 ndaj Sopotit, ndërkohë që Memaliaj nuk shkon më tej se barazimi 0-0 me Besëlidhjen. Dy pretendetët janë përballur në Roza Haxhiu”,ku Lushnja fitoi 1-0 ndaj Kamzës, që humb terren në klasifikim.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›