E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ibrahimoviç: Isha i vetmuar tek Interi, tani jemi një grup

Barcelona Sulmuesi i Barçës flet në lidhje me ecurinë e tij në kampionatin spanjoll

Ibrahimoviç flet në një intervistë për “Goal.com”, në lidhje me ekipet e karrierës së tij, Barcelonën, Interin, formën e tij dhe për Tierri Henrinë dhe prekjen e tij të famshme me dorë të topit ndaj Irlandës. Ibrahimoviç ka prindërit nga Bosnja dhe Kroacia, por lindi në Suedi. I lindur si gjysmë mysliman dhe gjysmë i krishterë, Ibra nuk preferon të jetë fetar, pasi fati i tij është për diçka tjetër. Ai, në moshën 28-vjeçare, është futbollisti i dytë më i shtrenjtë në botë, duke bërë impakt në fillim të sezonit në Barcelonë, pasi erdhi në Spanjë si pjesë e shkëmbimit Ibra–Eto’o. Pas një starti të mirë, Ibrës i ra forma dhe pas tetë ndeshjesh pa shënuar asnjë gol, ai arriti ta thyejë këtë akull në “Vicente Calderon”, në një ndeshje nga ku Barcelona doli e humbur. “Këtu është një dallim i madh me Italisë dhe Interit. Ky duket se është një vit i hedhur dëm, për shkak se objektivi kryesor në lidhje me këto çështje është i përbashkët. Ne mendojmë vetëm për veten tonë dhe për Barcelonën. Nuk njohim kundërshtarë apo rivalë, ka nënvizuar në prononcimin e tij sulmuesi suedez i Barcelonës, Zlatan Ibrahimoviç. Më pas ai ka shtuar: “Jam i shqetësuar për të tjerët. Ne kemi mjaft lojtarë falë zotit për t’i mbuluar kundërshtarët”. Më pas, pyetja e radhës për Ibrahimoviç ka qenë në lidhje me gjestin e shumëpërfolur në media të shokut të tij të sulmit te Barcelona, Tierri Henri, i cili shënoi me dorë golin e fitores ndaj Irlandës në eliminatoret e Botërorit 2010 në Afrikën e Jugut. Tierri? Nëse flasim për Zidane, mund të theksojmë se nuk ka më shumë. Ne po flasim për Tierri Henri, më duhet të them se të tillë lojtarë janë jo të paktë. Henri është njëri prej profesionistëve më me përvojë dhe më të mirë që kam parë ndonjëherë. çdo lojtar ka dëshirë të luajë përkrah tij. Shumë është folur për atë golin e tij me dorë në ndeshjen ndaj Irlandës. Unë do të bëja të njëjtën gjë. Mund të më ndodhë edhe mua. Nëse do të isha në atë situatë do të bëja të njëjtën gjë. Do të bëja gjithçka për ekipin tim. Do të jepja jetën për të kaluar më tej, si për klubin ashtu edhe për Kombëtaren”, theksoi Ibrahimoviç në përfundim të deklaratës së tij, duke dalë kështu në mbrojtje të shokut të tij të skuadrës.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›