E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mazari: Juve, kundërshtari më i vështirë

Sipas Mazarit, Juventusi është aktualisht skuadra më në formë dhe për ekipin e tij kjo është ndeshja më e vështirë. Megjithatë, për trajnerin napolitan, kjo nuk do të thotë se ekipi që ai drejton do të futet inferior në fushën e lojës, përkundrazi, do të bëjë të pamundurën për t’ia bërë sa më të vështirë kundërshtarit.

Më tej ai vlerëson shpirtin e Napolit në ndeshjen kundër Milanit. “Më vjen keq që e nisëm ndeshjen me ato dy gabime që na kushtuan, megjithatë, pozitive është karakteri që tregoi ekipi gjatë gjith lojës. Karakteri është arma jonë më e fortë”, theksoi trajneri i Napolit.

Në fund, Mazari nënvizoi se për ndeshjen përballë Juves, mund të bëjë disa ndryshime në formacion, edhe pse kjo do të vendoset vetëm para ndeshjes. “Juventusi ka lojtarë tepër cilësorë, që nuk e kanë problem të luajnë çdo tre ditë, ndryshe nga ne që nuk jemi mësuar ta bëjmë këtë”, përfundoi ai.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›