Një shoqëri civile funksionale duhet të ekzistojë dhe sot
Nga Marjon Gorica
Sikurse dihet baza për funksionimin e një shteti demokratik përbëhet nga grupe të ndryshme shoqërore, ku secili kryen një rol të rëndësishëm për atë çka ata kanë interesa në favor të të gjithëve. Këtu përfshihet dhe një ndër klasat e cila quhet dhe më intelektuale dhe më e privilegjuar nga shoqëria jonë, është pikërisht shoqëria civile. Në Shqipëri ky grup me sa duket nuk ka ekzistuar asnjëherë pa patur lidhje të drejtpërdrejta me politikën dhe në të tillë mënyre do të vazhdojë deri sa në një moment të caktuar të gjithë së bashku të bashkohen pranë subjekteve që simpatizojnë. Kur flitet për shoqërinë civile tani është një problem i cili mesa duket nuk do shumë për tu komentuar, pasi e quajtura shoqëri civile tani po pëson rotacionin e saj, prandaj smund të përkufizohet e tillë, ky grup shoqëror tani më po pëson rotacionin siç pësuan dhe partitë që simpatizonin ata dhjetëra e qindra persona që deri më dje dilnin e protestonin për diçka që nuk ishte në interes apo favor të tyre. E them këtë gjë për vetë faktin sepse gabimisht, por dhe qëllimisht këtu klasa shoqërore e quajtur civile është e politizuar.
Pikërisht tani më do të jetë një tjetër grup i politizuar që do reagojnë kundër qeverisë së re e cila fillon punën e saj në shtator. Gjithçka duhet të jetë ndryshe.
Nëse duam ekzistencën e një shoqërie civile funksionale e cila të veprojë në bazë të atyre parimeve që ka atëherë duhet të veprojë dhe sot, (me mazhorancën e sapo zgjedhur), kjo pjesë e shoqërisë që ne e quajm zërin tonë elitar mos të bëhet bashkë me shtetin duke përkrahur çdo gjë, të cilat mund të jenë dhe të dëmshme për ne, fundja të gjithë së bashku jemi për të reaguar në favor tonin dhe jo të pushtetit. Tani jemi të sigurt që një grup i madh do ti largohet këtij klasifikimi shoqëror duke iu bashkëngjitur partive politike, por nga ana tjetër opozitarizmi i ri do të nxjerrë disa persona për këtë “detyrë”. Por a është kjo që i duhet një vendi që aspiron integritetin europian? Vallë është normale kjo që ndodhë këtu, ku gjithçka nuk njeh kufij, gjithçka shihet për interesa personale duke mos i kthyer njëherë sytë nga populli dhe vendi. Shqipëria është një vend që duhet të pësoj ndryshim, është vendi i cili deri më sot nuk ka bërë asgjë tjetër veçse shkatërrime në aspektin moral. Në sytë e ndërkombëtarëve jemi pikasur gjithnjë si një vend në të cilin as qytetarët nuk e dinë se çfarë kërkojmë. Jemi një vend në të cilin nuk dëgjohet zëri qytetar, një vend ku referendumet dhe peticionet anashkalohen, askush që ska interesa personale nuk do tia dijë për to. Por është koha pikërisht tani që të gjithë së bashku ti sugjerojmë qeverisë në ardhje dhe opozitës së ardhshme që zëri qytetarë do të përfaqësohet dhe do të ngrihet nga vetë ne, nuk duam që përfshirjet tuaja të cënojnë reputacionin tonë siç është bërë për vite me radhë.
Kjo gjë vlen për çdo person i cili niset me mendje tek partia që simpatizon dhe të dali nesër diku në një ambient dhe të ofendojë e kundërshtojë një subjekt tjetër politik rival. Ne jemi të gjithë, jemi me popullin dhe jo me politikën, do të kundërshtojnë qeverinë por dhe opozitën, do të përkrahim mendimet në interes të të gjithëve të qeverisë por dhe të opozitës, gjithnjë duke respektuar normat bazë, këto norma që cilësojnë dhe ofrojnë më të mirën e mundshme për të gjithë fundja shpresojmë ta arrimë këtë gjë, pasi mënyra vepruese kohët e fundit në Shqipëri po bën që gjithçka të jetë ndryshe. Është pikërisht momenti që të synojmë më të mirën, të jemi aktiv dhe energjik për të përmbushur gjithçka pozitivisht.