E Diel, 1 Nëntor 2026

Mazhoranca Statusi varet nga reformat jo nga presidenti

Pas zgjedhjes së Presidentit të Republikës, qëndrimi i dy palëve është reflektuar i pandryshuar në diskutimet e lira të deputetëve në Parlament. Socialistët sërish e servirin zgjedhjen e kreut të shtetit me konsesusin si të vetmin kusht që Bashkimi Europian i kishte vënë Shqipërisë për të marrë statusin e vendit kandidat. Ata i mëshuan  idesë se me zgjedhjen e presidentit vetëm me votat e mazhorancës vendi nuk nuk do ta marrë statusin, ndërsa për asnjë moment nuk shprehën vullnetin si opozitë për të miratuar reformat të cilat zyrtarisht janë kërkesë e Komisionit Europian për t’u përmbushur në kuadër të 12 kritereve.
Demokratët thonë se nuk janë të surprizuar nga qendrimet e socialistëve, të cilët të paktën që nga viti 2009 nuk kanë asnjë qëllim veçse të pengojnë integrimin e shqiptarëve.
Që kur u zgjodh Bujar Nishani President Republike përfaqësuesit e mazhorancës deklaruan se në asnjë rast zgjedhja kushtetuese e kreut të ri të shtetit dhe përmes një procesi të negociuar gjerësisht të mund të bëhet pengesë për marrjen e statusit kandidat nga BE. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›