E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha mesazh ngushellimi familjes se poetit Pano Taci

Në Tetarin Kombëtar janë zhvilluar homazhe në nderim të poetit Pano Taçi i cili u nda nga jeta ne moshën 83 vjeçare. Kryeministri Berisha i dërgoi sot, familjes së poetit Pano Taçi, një mesazh ngushëllimi për ndarjen e tij nga jeta. Në mesazhin e tij, Kryeministri shprehet se Pano Taçi i përket atyre krijuesve të letrave shqipe që qëndruan të vendosur të sakrifikojnë çdo gjë të çmuar të tij për lirinë dhe dinjitetin njerëzor, lirinë e mendimit dhe shprehjes. Humbjen e tij e ndjejnë sot jo vetëm ju, familjarët e të dashurit e tij, por edhe miqtë e dashamirësit e krijimtarisë së Panos dhe të të gjithë botës së letrave shqipe.

Msazhi i plotë i kryeministrit Berisha:
“Të dashur familjarë të poetit Pano Taçi,
Me pikëllim mësova për ndarjen nga jeta të njeriut tuaj të dashur, Pano Taçi, luftëtarit të paepur të lirisë, poetit që la emrin e tij të nderuar në letrat shqipe. Pano Taçi i përket atyre krijuesve të letrave shqipe që qëndruan të vendosur të sakrifikojnë çdo gjë të çmuar të tij për lirinë dhe dinjitetin njerëzor, lirinë e mendimit dhe shprehjes. Ai përjetoi kalvarin e egër të burgjeve dhe terrorit komunist, në mbrojtje të pikëpamjeve dhe bindjeve të tij, të vlerave më të larta njerëzore dhe hyjnore të njeriut.Vepra dhe trashëgimia e tij letrare janë një pasuri e çmuar në fondin e letrave shqipe, që do frymëzojnë brezat që vijnë.

Humbjen e tij e ndjejnë sot jo vetëm ju, familjarët e të dashurit e tij, por edhe miqtë e dashamirësit e krijimtarisë së Panos dhe të të gjithë botës së letrave shqipe. Ne emrin tim dhe të qeverise shqiptare, ju shpreh ju dhe të gjithë njerëzve të tij të dashur ngushëllimet e mia më të sinqerta. Në këto çaste dhimbjeje, lutemi që shpirti i tij të gjejë paqen e amshuar.

Nga ana e tij, ministri i Kulturës, Aldo Bumçi e cilësoi një humbje të madhe për botën e letrave. Ai përjetoi kalvarin e egër të burgjeve dhe terrorit komunist, në mbrojtje të pikëpamjeve dhe bindjeve të tij, të vlerave më të larta njerëzore dhe hyjnore të njeriut. Ndërkohë që kolegët shkrimtarë vlerësuan kontributin dhe trashëgiminë e tij letrare. Jeta dhe vepra e tij ka qenë një kalvar i pafund vuajtjesh, burgimesh dhe internimesh. Ai mbetet një ndër ata poetë, që për një periudhë të gjatë ka qenë i privuar nga liria e fjalës dhe mendimit.  Vetëm pas viteve '90 ai nisi të botojë serinë e veprave të tij poetike, të cilat u vlerësuan lart nga lexuesi dhe kritika letrare. Krijimtaria e tij poetike zë një vend të nderuar në vlerat më përfaqësuese të letërsisë shqipe, duke i dhënë kësaj të fundit më shumë identitet dhe fizionomi artistike dhe kombëtare. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›