E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mazhoranca dhe opozita konsensus per ligjin me 3/5

Miratohen me vota unanime ndryshimet ne Kodin Rrugor Replika dhe batuta mes deputeteve per vonesen e votimit te ligjeve

Vihet ne zbatim marreveshja e arritur ne Konferencen e Kryetareve per te miratuar me unanimitet ligjet me 3/5. Opozita ka votuar dje pro ndryshimeve ne Kodin Rrugor ndersa nje dite me pare shprehu dyshime per propozimet e Qeverise. Qendrimi i zotit Fatmir Xhafaj i kritikuar nga lidershipi socialist ne mbledhjen e grupit ka ndryshuar plotesisht dje kur te gjithe ligjvenesit e Partise Socialiste se bashku me deputetet demokrate votuan pro vendosjes se regjistruesve dixhitale per mjetet e transportit. Por dhe mbledhja e djeshme nuk mund te kalonte pa debate lidhur me fajtoret e vonesave per miratimin e ndryshimeve ne nje sere projektligjesh mes te cileve dhe ndryshimet ne Kodin Rrugor.

Vota pro

Mazhoranca dhe opozita kane votuar unanimisht ne mbeshtetje te ndryshimit te pare ne ligjin Per Kodin Rrugor gjate mbledhjes se Komisionit Parlamentar te Ligjeve. Por ajo qe ndau palet ishte kohezgjatja ne shqyrtimin e projektit. Te majtet u shprehen se nuk duhet te kete ngutshmeri ne miratimin e ligjeve me shumice te cilesuar. Deputeti socialist Fatmir Xhafaj kembenguli serish qe te nese ka mendime shtese duhet te behen njeheresh ne menyre qe ligjet mos ndryshojne aq shpesh. Riperseris qendrimin tim qe ti kerkojme ministrise se transporteve qe nese ka amendamente te tjera ti sjelli ne keto moment kur jemi duke debatuar per ti reflektuar ne menyre qe te mos ndodhi qe ne janar te diskutojme perseri per kodin rrugor. Sdo te ishte produktive per ne por edhe per ata qe e kane te lidhur fatin edhe me Kodin Rrugor - tha Xhafaj. Por per deputeti demokrat Edi Paloka diskutimet e opozites ishin jo serioze. Ajo qe tha Xhafaj lidhur me vonesen dhe domosdoshmerine e ketij projektligji mendoj se e dime te gjithe nga ka ardhur mungesa. Se ne kete e kemi diskutuara edhe njehere tjeter dhe vetem per mungese te deshires se opozites e kemi kete mungese. Te mos I tregojme njeri tjetrit sat e interesuar qe jemi kur te gjitha jane ne driten e diellit - tha ai.

Gjate diskutimit te draftit deputetet demokrate e socialiste shkembyer edhe replika mes tyre. Bashkim Fino iu referua votes kunder te disa deputeteve te mazhorances per kandidatin e presidentit per Kontrollin e Larte te Shtetit Sali Shehu ndersa Dashnor Sula tha se e njejta gje ndodhi edhe me kandidatin socialist per president ne 2007 Fatos Nano. Por pavaresisht debatit palet pranuan rendesine qe ka amendimi i kodit rrugor per uljen e numrit te aksidenteve. Drejtori i Politikave te Transportit Rrugor ne Ministrine e Transporteve zoti Kujtim Harshova shpjegoi se keto ndryshime parashikojne vendosjen e regjistruesve dixhitale per mjetet e transportit. Ky aparat i quajtur tahograf mat kohen dhe shpejtesine e levizjes se mjetit. Drejtuesit e makinave mbi 3.5 tone nuk duhet te udhetojne me shume se 4 ore e gjysme pa u ndalur per te pushuar. Aparati kushton nga 200 deri ne 400 euro dhe duhet ta perdorin rreth 20 mije automjete.

Replikat ne Komisionin e Ligjeve

Fatmir Xhafaj Mendoj se duhet te jemi te kujdesshem kur flasin koleget. As te mos i nderpresima te mos i fyejme se kjo nuk eshte ne etiken e nje parlamentari por mendoj se i sherben mirefunksionimit te Komisionit. Dhje ne kete sens edhe ju zoti kryetar duhet te jeni shume I kujdesshem ne raport me opoziten ne raport te vecante por edhe me cdo koleg per tju dhene mundesine e nevojshme per te folur per te pyetur sepse eshte atribut i tyre.

Edi Paloka Ne fakt do te them vetem dy fjale lidhur me ate qe edhe zoti Xhafaj e ngriti ne komision. Nuk do merremi me tahografin se besoj se zberthyem mjaftueshem. Por ajo qe tha Xhafaj lidhur me vonesen dhe domosdoshmerine e ketij projektligji mendoj se e dime te gjithe nga ka ardhur mungesa. Te mos i tregojme njeri-tjetrit sa te interesuar qe jemi kur te gjitha jane ne driten e diellit. Sa per fyerje direkte apo indirekte te kolegeve une mendoj se eshte me fyese kjo lloj sterzgjatje se une nuk e di nese koleget e opozites donin te tregonin se ishin vertet te interesuar per kete ligj dhe ta zberthejne. Por ne fakt sot me teper se kjo fyen koleget e tyre ne edhe ata te partise se tyre. Se vetem per numrin e kembes se shofereve su pyeten.Nese do te jemi serioze le te jemi serioze.

Bashkim Fino Nuk do diskutoja ne fakt po me beri per vete diskutimi i zotit Paloka kolegut tim te vjeter i cili ne thelb ka nje nxitim ashtu sic e keni te gjithe ju vini ne kete komision edhe Dashi natyrisht. Ju vini ne kete komision me deshiren per te kaluar sa me shpejt kete ligj.

Dashnor Sula Skeni me cfare te kaloni kohen me duket...

Bashkim Fino Jo jo. Kemi me se te kalojme kohen. Ne sdo merremi me grushta mor burre tani si puna jote. A mund te flas

Dashnor Sula Me mire me grushta brenda fushes se te merremi...

Bashkim Fino Jo po ky eshte thelbi i diskutimit. Ju vini ketu me idene qe te mbaroje mbledhja per 5 minuta aq me teper qe eshte me 3/5. Ne nuk vonohemi se duam tju harxhojme me shume minuta ju perkundrazi. Te gjithe diskutimet qene ne funksion te ketij projektligji. Se ne fund te fundit ne seance te gjithe do te votojme per ta kaluar kete projektligj me 3/5

Dashnor Sula Ishalla

Bashkim Fino Po si ty sjemi ne o Dash. Ate qe e themi e themi ne. Ne jemi burra e mbajme fjalen. Ti nuk merresh vesh me ke je me Bamirin apo me keta. Se kuptoj. Njehere je me Bamirin edhe ia fut Shehut.

Dashnor Sula Kujt

Bashkim Fino Atij pra qe e ke pas koleg.

Dashnor Sula Jo po si ju qe e patet kryetar Fatos Nanon edhe e hodhet. Si puna e ketyre qe i beri milioner Fatos Nano edhe ia futen pastaj.

Bashkim Fino Jo po si puna jote me Bamirin dhe me Sali Shehun. Nuk ka performance ai per te drejtuar KLSH-ne. Po ti e ke pas koleg.

Ilir Rusmali Zoti Fino

Bashkim Fino Jo zoti Fino. Po per kete pune e kam une kryetar.

Ilir Rusmali Une ju drejtova juve pikerisht se folet per kete gje. Por vazhdimi i diskutimit jashte diktofonit binte ne kundershtim me fjalen tuaj.

Fatos Hoxha Ato qe foli zoti Fino nuk eshte jashte rendit te dites sepse foli per shpejtesine dhe shpejtesine nje nga vetite e ketij tahografi eshte shpejtesia. Jam dakord qe ka shqetesim por aty ku shoh kontroversin e tij eshte se mundohet te na vere ne dukje neve shpejtesine e madhe ne kalimin e tyre. Ne fakt problem yne nuk eshte shpejtesia jone e madhe por integrimi i shqiptareve ne Evrope. Ketu eshte ndryshimi mes nesh. Ne kerkojme shpejtesi ashtu sic kemi bere ne forma te tjera ndersa ju kerkoni qe me cdo kusht sic keni tentuar te bllokoni. Ne e kemi treguar me vepra qe me shpejtesine tone kemi arritur ato qe ju as nuk i keni enderruar pavaresisht se keni qeverisur disa here me shume nga neve kete vend.

Bashkim Fino Po ti harrove ku e gjetem ne.

Amendamenti qe kaloi ne mbledhjen e djeshme lidhej me vendosjen me automjete te tahografit dixhital nje pajisje e cila mat dhe kontrollon shpejtesine distancen dhe kohezgjatjen e udhetimit te tyre. Ne mbledhje ka dhene shpjegime teknike mbi kete projektligj Drejtori i Politikane te Transportit Rrugor ne Ministrine e Transporteve zoti Kujtim Harshova.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›