E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mazhoranca, e gatshme për reformat – opozita thirret prapë në mbledhje konspirative

05-09-2011 / Gazeta 55

Kryeministri Berisha ka rikonfirmuar vullnetin e mazhorancës për miratimin e ligjeve që kërkohen në 12 rekomandimet e Brukselit për marrjen e statusit të kandidatit. Por Edi Rama s’e ka ndarë ende mendjen se ç’kuptim ka “kursi i ri”, prandaj ka thirrur për sot në mesditë një mbledhje konspirative me deputetët, prej së cilës s’dihet a do të ndahet bojkoti nga kalendari politik i kësaj vjeshte

Kryeministri Sali Berisha ka ripërsëritur dje vullnetin e mazhorancës për të bashkëpunuar me opozitën. Në konferencën për shtyp me Presidentin e Hondurasit, Berisha u pyet nga gazetarët dhe për bashkëpunimin me opozitën, e cila prezencën e saj në sesionin e ri parlamentar që nis të hënën e ka kushtëzuar  me një paketë kushtesh apo reformash, siç pretendojnë eksponentë të saj.
Në përgjigje të interesit të gazetarëve se a është e gatshme maxhoranca të përfshijë në ndryshimet në Kodin Zgjedhor, opinionin që do të japë Komisioni i Venecias, pas letrës që i ka dërguar Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Europës lidhur me zgjedhjet e 8 majit, Kryeministri tha se “qeveria në mënyrë të përsëritur ka bërë të qartë se është tërësisht e hapur ndaj Komisionit të Venecias, se mirëpret kontributin e këtij Komisioni në reformën zgjedhore e të OSBE/ODIHR”
Gjithsesi, Kryeministri e cilësoi Kodi aktual Zgjedhor më konsensualin në historinë e vendit.
Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, Kryeministri theksoi se ne mirëpresim plotësisht ekspertizën e Komisionit të Venecias dhe OSBE/ODIHR-it, në konkretizimin apo në shndërrimin në ligj brenda standardeve ndërkombëtare të këtyre rekomandimeve.

Ambasadori Arvizu ka përsëritur për një pakt kombëtar për reformat për integrimin e vendit në BE dhe së dyti, a jeni gati të përfshini në ndryshimet në Kodin Zgjedhor, opinionin që do të japë Komisioni i Venecias, pas letrës që i ka dërguar Sekretari i Përgjithshëm i këshillit të Europës? 
Qeveria është e gatshme, e vendosur të bëjë gjithçka për integrimin e Shqipërisë në Europë. Ky është edhe ylli polar i politikës sonë, por edhe i të gjitha reformave tona. Sapo dolëm nga bisedimet, në të cilat unë i thashë Presidentit se shqiptarët sot janë të ndarë në disa shtete, janë kudo vazhdimësi gjeografike dhe etnike, por janë të lirë e të sigurt se e ardhmja e tyre më e mirë është në Bashkimin Europian dhe se janë të vendosur të punojnë me seriozitetin më të madh për këtë proces integrimi. Një proces ky, duhet të theksoj, jo i thjeshtë, por një proces shumë i rëndësishëm për të pasur një të ardhme që meritojnë. Në këtë kontekst, dua të theksoj se qeveria në mënyrë të përsëritur ka bërë të qartë se është tërësisht e hapur ndaj Komisionit të Venecias, se mirëpret kontributin e këtij Komisioni në reformën zgjedhore e të OSBE/ODIHR. Kodi aktual Zgjedhor është ligji zgjedhor më konsensual në historinë e vendit. Ligj, me të cilin qeveria nuk ka refuzuar qoftë edhe një nen të vetëm të propozuar nga opozita. As edhe një nen të vetëm. Ligj, i cili ka pasur ekspertizën e Komisionit të Venecias dhe të OSBE/ODIHR. Kjo ekspertizë e vlerëson këtë ligj si një bazë ligjore solide për zgjedhje demokratike. Duke theksuar këtë, ekzistojnë në dy zgjedhjet e fundit, një seri rekomandimesh të OSBE/ODIHR-it. Mendoj se në përpjekje të përbashkët me opozitën, ne i kemi të gjitha gjërat tani të qarta në tryezë. E garantoj se qeveria është plotësisht e vendosur të zbatojë, të konvertojë, përktheje në ligje e vendime, së bashku me opozitën, secilin prej këtyre rekomandimeve. Ne mirëpresim plotësisht ekspertizën e Komisionit të Venecias dhe OSBE/ODIHR-it, në konkretizimin apo në shndërrimin në ligj brenda standardeve ndërkombëtare të këtyre rekomandimeve.

Ditën e hënë opozita do të jetë në parlament, pasi e ka konfirmuar prezencën e saj në Konferencën e Kryetarëve, por ajo duket se prezenca e saj do të kushtëzohet me një paketë kushtesh apo reformash, siç pretendojnë eksponentë të saj t’i quajnë. Sa e gatshme do të jetë mazhoranca dhe ju në cilësinë e kryeministrit, në emër të dialogut politik e integrimit europian të vendit, të bini dakord apo të pranoni këto propozime që do të hedhë në tryezën e dialogut partia më e madhe e opozitës? Qeveria do të pranojë çdo propozim konstruktiv nga opozita dhe do ta vlerësojë e shqyrtojë atë me interesin e seriozitetin më të madh. Ky është një qëndrim konstant i kësaj qeverie, nuk ka lidhje me kushte. E rëndësishme është që bashkërisht të punojmë për konsolidimin e shtetit ligjor, lirive dhe të drejtave të qytetarëve, institucioneve demokratike.

 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›