E Diel, 1 Nëntor 2026

Mazhoranca heq dore nga imuniteti firmoset deklarata

Pershtatje praktikes gjermane nderhyrje ne rregulloren e Kuvendit jo ne Kushtetute. Lokalet Berisha fton opoziten Votojme cdo amendament

Kryeministri ministrat dhe te gjithe deputetet e PD-se do te firmosin nje deklarate ku shprehen se do te heqin dore nga imuniteti. Kjo eshte kerkesa e bere dje nga Kryeministri Sali Berisha ne mbledhjen e grupit parlamentar. Ai vuri ne dukje se cdo person nga mazhoranca nuk do te kete asnje pengese per hetim nga drejtesia per korrupsion. Kryeministri kerkoi nga opozita bashkepunim edhe per heqjen dore nga imuniteti. Duke vleresuar praktiken gjermane te heqjes dore vullnetarisht nga imuniteti me anen e deklaratave personale te cdonjerit prej te zgjedhurve te popullit Berisha i kerkoi kreut te grupit kuvendor dhe kryetarit te Komisionit te Ligjeve te shohin procedurat ligjore per pershtatjen e praktikes gjermane per heqjen dore nga imuniteti parlamentar. Konkretisht hartimin e deklarates per te kerkuar ne Parlament nderhyrjen e nevojshme ne rregulloren e Kuvendit per heqjen e imunitetit ndaj deputeteve ne raste hetimi per korrupsion.

Z. kryetar i grupit parlamentar bashke me komisionin do te pergatisni deklaraten qe do te firmoset duke filluar nga une dhe te gjithe anetaret e mazhorances te behet nderhyrja e nevojshme ne rregulloren e Kuvendit dhe te adaptojme nje standard te cilin e praktikon vendi me i madh i BE-se Gjermania prej shume e shume vitesh - u shpreh z. Berisha. Sipas Berishes do te merret modeli gjerman per kete ceshtje duke qene se Bundestagu nuk e ka pare te arsyeshme qe te nderhyje ne Kushtetute. Nuk kane bere nderhyrje ne Kushtetute dhe perdorin kete praktike. Le ta marrim kete shembull garantojme se nuk do te kete asnje lloj imuniteti per korrupsionin dhe krimin. Per te tjerat eshte procedure tjeter - tha ai. Berisha ka lene te hapur edhe mundesine e bashkepunimit me PS-ne per ndryshimin e Kushtetutes duke thene se mazhoranca eshte gjithmone e gatshme. Gjithsesi aktualisht jane te pamundura ndryshimet kushtetuese te cilat duan edhe votat e opozites. Nese opozita deshmon vullnet per te bere ndryshimet e duhura kushtetuese apo ligjore jemi te gatshem qe neser ti bejme ato ne interesin me te mire te vendit. Eumlshte e domosdoshme qe ministri i Drejtesise ne nje mbledhje te KLD-se te shtroje kete ceshtje lidhur me imunitetin e gjyqtareve prokuroreve ua kemi hequr. Ne kete menyre Shqiperia ben nje hap perpara ne zgjidhjen e kesaj kerkese - nenvizoi Berisha.
Lidhur me zgjedhjet e 8 majit kreu i qeverise Berisha i quajti test politik dhe theksoi se mazhoranca do te beje cdo gje qe te garantoje nje proces te lire dhe te ndershem dhe i beri thirrje opozites te dorezoje amendamentet e saj duke i garantuar se nese keto amendamente do te kene dhe viston e OSBE-se atehere do te miratohen pa asnje ndryshim.
Sipas Berishes nese opozita ka rezerva te paraqese ne Komisionin e Venecias amendamentet e saj per ligjin elektoral ne menyre qe zgjedhjet lokale te mos kontestohen sic u be me zgjedhjet parlamentare.
Opozita do kete oferten tone te hapur te hartoje cdo amendament per te qene i sigurt. Ti dergoje ne Komisionin e Venecias e ne OSBE/ODIHR te marre viston prej tyre dhe ne do ti votojme pas asnje ndryshim - garantoi Kryeministri.
Sipas tij Cdo lloj oferte eshte e hapur brenda Kushtetutes por pa shkelur Kushtetuten ligjet dhe mbi te gjitha sekretin e votes. Nuk do te ndodhe kurre kontrolli i votes. Vota eshte e shenjte - theksoi Berisha. Ai shtoi se mirepriste cdo mision vezhgues nderkombetar per te monitoruar zgjedhjet. Kryeministri Berisha permendi se viti 2011 eshte mjaft i rendesishem pasi shqiptaret do te votojne ne zgjedhjet lokale. Berisha duke iu referuar ceshtjes se zgjedhjeve tha se mazhoranca eshte e hapur per amendimet e opozites por pa shkelur Kushtetuten pa shkelur ligjet dhe mbi te gjitha sekretin e votes. Kreu i qeverise tha se vota eshte e fshehte ne cdo vend te botes.
Z. Rama eshte i ofruar te paraqese amendamentin per zbatimin e tij. Jemi te hapur per cdo lloj standardi qe perputhet me normat per zgjedhje te lira. Askush nuk mund te pranoje te kontrollosh sekretin e votes. Se larvon ti ne bunkerin ku ke lindur nuk do te thote se shqiptaret kane ngelur ne bunker. Vota ka sekretin e saj dhe eshte kusht fondamental per zgjedhje te lira e te ndershme. Ne zgjedhjet e fundit ne Britani OSBE-ja dergoi edhe perfaqesues nga Shqiperia ku ishin Oerd Bylykbashi dhe Damian Gjiknuri. Kur u interesuan per votat u thane se per 22 dite mund te shqyrtohen votat nga gjykata ndersa pas ketij afati si prek njeri mbi toke sepse vota eshte sekret edhe ne shqiptaret duhet ti mesojme disa koncepte nese nuk i kemi - theksoi z. Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›