Varesia e gjyqesorit

Sundimi i ligjit ne Kosove mbetet i brishte dhe pa efikasitetin e deshiruar vleresojne ekspertet e ceshtjeve juridike. Ismet Salihu profesor i se drejtes penale ne Universitetin e Prishtines thote se ende nuk jane ndertuar kapacitetet ne organet shteterore te cilat sipas Kushtetutes jane te autorizuara ta zbatojne ligjin. Nderkaq Riza Smaka ish-deputet i Kuvendit te Kosoves dhe njohes i ceshtjeve juridike vlereson se gjyqesori deri tash ka qene i lene pas dore krejtesisht dhe se ka mjaft defekte organizative dhe funksionale. Te dy keta eksperte vleresojne se gjyqesori nuk eshte i pavarur nga ndikimet politike.
Rendin juridik dhe sundimin e ligjit ne Kosove ne vazhdimesi jane duke e percjelle nje mori defektesh te cilat po ndikojne negativisht ne zhvillimin e saj si shtet vleresojne ekspertet per ceshtje te drejtesise. Ismet Salihu profesor i se drejtes penale ne Universitetin e Prishtines vlereson se Kosova ende nuk ka arritur te ndertoje dhe funksionalizoje shtetin ligjor ne menyre qe te respektohet ligji dhe te drejtat e njeriut si dhe te luftohet kriminaliteti.
Sipas tij shkaqet qe ne Kosove ende mbreteron nje sundim i brishte i ligjit dhe me shume defekte jane te shumta. Aktualisht nuk jane nxjerre ligjet e teresishme. Kosova ende nuk e ka te ndertuar sistemin juridik infrastrukturen ligjore... Aspekti i dyte eshte se ende nuk jane ndertuar kapacitetet organet shteterore te cilat sipas Kushtetutes jane te autorizuara ta zbatojne ligjin. Organet shteterore qe jane me te thirrura ne rend te pare jane policia prokuroria gjykata inspeksioni dhe doganat. Keto ende nuk jane as per se afermi ne nivelin e detyres te cilen e kerkon sundimi i ligjit ndertimi i shtetit ligjor dhe funksionimi i ligjit - thote Salihu. Mendim te ngjashem ka edhe Riza Smaka ish-deputet i Kuvendit te Kosoves dhe njohes i ceshtjeve juridike. Smaka thote se vete situata ne gjykatat e Kosoves shperfaq defektet te cilat sipas tij jane me shume pasoja.
Nje shtet qe nuk e ka gjyqesorin efikas dhe eficient praktikisht nuk mund te quhet shtet.
Ka shume defekte organizative funksionale etj. Supozohet se jane 200 mije raste te pakryera ne gjyqesore qe nuk jane prekur fare. Ka me mijera e mijera lende qe jane humbur krejtesisht. Ka me mijera e mijera lende qe jane perfunduar por nuk ekzekutohen. Dua te them se ka shume defekte. Nje shtet qe nuk e ka gjyqesorin efikas dhe eficient praktikisht nuk mund te quhet shtet. Gjyqesori deri tash ka qene i lene pas dore krejtesisht - shprehet Smaka.
Nderkaq mosefikasiteti i gjyqesorit ne Kosoves sipas Salihut eshte pasoje e mungeses se vullnetit politik per ta permiresuar kete situate.
Kjo shihet me faktin se ka qene nje numer shume-shume me i vogel sesa qe eshte dashur te jete numri i gjyqtareve dhe i prokuroreve. Madje edhe pagat kane qene shume te uleta. Po ashtu ka pasur mungese te infrastruktures ligjore zyrave trajtimit. Nderkaq mbrojtja - fare e pasiguruar ndaj gjyqtareve dhe prokuroreve. Te gjitha keto kane ndikuar dhe kontribuar qe gjyqesorin ta kemi ne kete gjendje cfare e kemi pasur deri tash - shpjegon Salihu.
Ndersa Smaka thote se gjyqesori nuk ka qene dhe nuk eshte i pavarur nga ndikimet politike. Politika eshte dominuese. Eumlshte predominante. Gjyqesori nuk e ka pavaresine. E ka pavaresine ku nuk duhet e nuk e ka ku duhet. Po e zeme do te duhej qe gjyqesori te jepte raporte per punen e bere te Kuvendit te Republikes se Kosoves.
Brenda tre vjetesh asnje raport nuk eshte dhene. Kjo eshte nje ndarje fizike nderkaq ne shtetet moderne nuk ka ndarje fizike. Eumlshte ai sistemi lsquondarje po por edhe balancime dhe kontrollime reciproke. E ato te ne nuk jane - vlereson Smaka.
Nje gjyqesor qe eshte i ekspozuar dhe ne te cilin ka ndikim politika aty nuk ka drejtesi.
Sido qe te jete edhe Salihu shpreh mendimin se politika ka pasur dhe ka ndikim mbi gjyqesorin ne Kosove.
Kjo e demton shume. Nje gjyqesor qe eshte i ekspozuar dhe ne te cilin ka ndikim politika aty nuk ka drejtesi. Aty ska respektim te lirive te drejtave te njeriut ska barazi dhe ska siguri. Kjo eshte rrjedhoje dhe pasoje e ndikimit te politikes - thekson Salihu.