Mazhoranca këmbëngul për rritjen e borxhit publik
Mazhoranca i rikthehet propozimit për rritjen e nivelit të borxhit publik. Ne nje interviste dhëne per Zërin e Amerikës, deputeti demokrat Sherefedin Shehu argumentoi se rritja me 1 perqind e nivelit te borxhit do te përbeje nje stimul te fuqishëm me përfitime te mëdha për biznesin.
Mendoj që ndoshta rritja prej një për qind e stokut të borxhit do të zgjidhte ngërçin e ekonomisë shqiptare dhe do të ishte një stimul i fuqishëm. Shqipëria ka praktikisht ka në zbatim projekte të mëdha infrastrukturore. Mbyllja në kohë e tyre sot për sot nuk mund të realizohet ndryshe, veçse me një rritje të këtij borxhi me një për qind. Kjo rritje do të bëjë të mundur përfundimin e këtyre projekteve, dhe paratë që do të hidehn në ekonomi do të qarkullojnë disa herë. Përmes këtyre parave do të ushqehet gjithë zinxhiri ekonomik, jo vetëm projektet që janë në punë e sipër, por edhe furnizuesit e tyre, furnizuesit e furnizuesve të tyre etj. me radhë gjithë zinxhiri ekonomik do të zhbllokohej në këtë mënyrë dhe kjo rritje do të ishte një karburant shumë i mirë – thotë Shehu.
Por ekspertet e ekonomisë tregohen skeptike për këtë propozim. Sipas tyre ekonomia është ne stanjacion dhe ne kushte te tilla çdo veprim i nxituar mund te sjelle pasoja te paparashikueshme. Borxhi publik është pothuajse ne kufijtë maksimale te tij dhe sipas opozitës, cdo rritje e tij do te dëmtonte ekonominë, shprehet Zef Preçi.