Fiqiri Muça: Kam për të ardh me të vra në dasëm. Nazimja: Nuk jam penduar, ai më ndau nga i fejuari
(E PERDITESUAR)- Të reja të tjera dalin në pah për rastin e shumëpërfolur të Nazime Vishës, 18 vjeçares që vrau dhunuesin45-vjeçar Fiqiri Muçën.
Sipas gazetës Panorama Nazimja ka arritur të përgjojë katër herë bisedat telefonike të kryera me Fiqiri Muçën. Sipas xhaxhait të sa,j regjistrimet janë bërë pas rrëmbimit të vajzës në maj.
Regjistrimi nr.1- Është i pakuptueshëm
Regjistrimi nr.2- Zëri që dyshohet të jetë i Fiqiri Muçës: …Nigjo Nazime, mos më shti me bo këtë veprim. Qafsha ty, unë di ta zgjidh, edhe ndryshe këtë punë…
Zëri që dyshohet të jetë i Nazimes: Po unë e di që ti ke për të ardh me më vra..
Zëri që dyshohet të jetë i Fiqiri Muçës: Unë kam për të ardh me të vra në dasëm. Ti më njeh shumë mirë e ma din mirë trunin mu… Kaq po të them…
Regjistrimi nr.3- Zëri që dyshohet të jetë i Fiqiri Muçës: …Ato ditë do kishim ik në Kosovë… Ishim një orë e gjys larg…Kosova…
Regjistrimi nr.4- Zëri që dyshohet të jetë i Fiqiri Muçës: …ti ske si ndahesh prej meje…njerëzit e tu…po di si veproj unë, di edhe me të vra…
Ndërsa babai dhe vëllezërit e Fiqiri Muçës kanë dhënë këtë dëshmi:
Kemi biseduar me të, pasi ai është i martuar dhe i thamë ke katër fëmijë në shtëpi. Na tha se nuk kishte çfarë të bënte, pohoi se e donte Nazime Vishën dhe se edhe vajza e donte atë.
Sipas familjarëve 45- vjeçari ka kërkuar negociata me familjen e vajzës, në mënyrë që ta merrte atë në shtëpi. Kështu që babai i viktimës ka shkuar në familjen e Nazime Vishës për të biseduar më të atin e saj, por familja e saj nuk kanë pasur një përgjigjie.
45- vjeçari Fiqiri Muça gjeti vdekjen si pasojë e goditjes me shtatë plumba kallashnikovi në trup. 18 vjeçarja Nazime Visha ka pranuar autorsinë e vrasjes.
Ndërkohë, në një intervistë për “GSH”, ajo ka pohuar se nuk ka folur me Fiqiriun natën që është kryer krimi.
“Nuk e di ç’ka thënë taksixhiu, unë s’ka folur me të. Kur ishim në pyll ai ka folur me vajza të tjera që s’i numëroheshin. Ai fliste me dashnoret e tjera“-pohon vajza.
Ajo është shprehur se ndihet e çliruar pas vrasjes dhe se krimin e ka kryer sepse Fiqiriu e ndau nga i fejuari.
” Më mirë them rri në burg se ashtu siç isha. Nuk kam qarë. Këtu jam më mirë se në shtëpi“, ka pohuar Nazimja, teksa ka vazhduar të rrëfejë varfërinë në të cilën jetonte.
“Nuk shoh televizor. S’kemi fare televizor në shtëpi. Kemi dy dhoma dhe jemi pesë fëmijë. Kemi lopë, i rregulloja unë. Vëllai i ruante“.
Ajo është shprehur se nuk ndjehet e penduar për krimin dhe se e vetmja dëshirë e saj ishte të shkonte në Itali, aty ku kishte të fejuarin.