E Diel, 1 Nëntor 2026

Mazhoranca kërkon nga prokuroria të rihapë dosjet e vjetra të epokës Sollaku

Opozita dhe kryesisht Partia Socialiste me anë të disa deputetë të saj i është rikthyer dje retorikës boshe duke hedhur një lumë akuzash për korrupsion. Nënkryetari i gruipit parlamentar socialist, Erion Braçe, ka deklaruar dje në seancë plenare se korrupsioni sipas tij ka kapur majat e qeverisjes, duke u bazuar vetëm në artikuj mediatikë dhe në të njëjtën kohë demonstruiar një mungesë respektio ndaj organit të akuzës që pas çlirimit nga Dhori Sollaku ka dhënë shenja që mund të rrikthejnë grasualisht besimin e qytyartarir kah drejtësia. Nga ana e saj Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka reaguar duke u bërë thirrje deputetëve të opoztës që të mbështesin nismën e mazhorancës për kufizimin e imunitetit të deputetit, si një mundësi për të luftuar korrupsionin. “Në emër të luftës kundër korrupsionit, ftoj deputetët e majtë për të bashkuar votat me të djathtët për ndryshimet në Kushtetutë në lidhje me kufizimin e imunitetit. Korrupsioni luftohet vetëm me heqjen e imunitetit”, tha Topalli. Ftesa e saj erdhi menjëherë pas deklaratës se deputetit socialist Taulant Balla se qeveria aktuale ka vetëm një emër, ryshfet dhe korrupsion . Ndërsa kryetari i grupit parlamentar demokrat Astrit Patozi tha se “jemi të hapur për ta miratuar kufizimin e imunitetit, si me ndryshim në kushtetutë si me projektligje”. “Mirëpres deklaratën e Ramës për ta kaluar me reformën në drejtësi dhe shpresojmë se PS nuk do e zvarrisë”, deklaroi Patozi. Edhe deputeti demokrat Edi Paloka deklaroi dje gjatë fjalës së tij në Kuvend, se gjatë qeverisjes së saj 8-vjeçare, PS nuk e pati asnjëherë vullnetin të ndërmarrë një nismë që t’i heqë imunitetin një përfaqësuesi parlamentar të saj. Deputeti Paloka, vuri në dukjse se organi i akuzës duhet të fillojë intensivisht nga puna për hapjen e dosjeve të korrupsionit që janë të depozituara për vite me radhë në Prokurori. Duke iu referuar debatit të hapur politik për cështjen e imunitetit të deputetit, gjatë diskutimeve të lira në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka, kërkoi hapjen e dosjeve të korrupsionit të depozituara në Prokurori. “Në periudhën e qeverisjes së majtë ka pasur mungesë totale të vullnetit për të luftuar korrupsionin”. “Juve ju ka munguar totalisht vullneti kundër akteve korruptive. Ndërsa ne sot kemi një ministër pa imunitet dhe një ish-ministër që është i gatshëm të lërë imunitetin. Ndërkohë që kur ishit ju në pushtet, imunitetin ia hiqnit vetëm deputetëve të opozitës. Të thuash që në periudhën kur drejtonte PS nuk kishte korrupsion, kjo është qesharake. Për tetë vjet rresht kam dalë si zëdhënës i PD-së (në opozitë) duke nxjerrë fakte të korrupsionit të PS-së. Ndaj sot le të hapen dosjet e korrupsionit që janë në sirtarët e Prokurorisë dhe të akuzuarit të përballen me drejtësinë”, u shpreh më tej Paloka.
 Leonard Quku

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›