E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mazhoranca oferte serioze opozites per reformen zgjedhore

21-10-2010 / Gazeta 55

Kryeministri Berisha takon Countryman te derguarin e Hillary Clinton

Kryeministri Berisha informon zyrtarin e DASH Thomas Countryman rreth vendosmerise se mazhorances per te votuar te gjitha amendamentet qe do te propozoje opozita per kuadrin ligjor zgjedhor

Zevendesndihmessekretari i Departamentit te Shtetit per Europen Tom Countryman gjate vizites njeditore ne Tirane zhvilloi dje nje takim me kryeministrin Sali Berisha. Kreu i qeverise vleresoi kontributin e cmuar te SHBA ne arritjen historike te Shqiperise anetaresimin ne NATO. Countryman i shprehu kryeministrit Berisha vleresimin e madh qe Shtetet e Bashkuara te Amerikes kane per bashkepunimin me Shqiperine dhe miqesine e ngushte midis ketyre vendeve e popujve.
SHBA-te vleresojne vendosmerine dhe seriozitetin e Shqiperise ne bashkepunimin ne ceshtje te sigurise se perbashket ne vecanti kontributin e Shqiperise ne misionet ne sherbim te paqes si ne Afganistan etj. Gjithashtu Countryman shprehu vleresimin per politikat konstruktive dhe rolin e moderuar te Shqiperise ne sherbim te paqes dhe bashkepunimit ne rajon.
Ne takim u diskutua suksesi ne fusha te rendesishme te bashkepunimit dypalesh si ne projektin e Pragut te Mijevjecarit si rezultat i se ciles Shqiperia ka shenuar arritje te rendesishme per sa i perket regjistrimit elektronik te biznesit permes One Stop Shop takses elektronike apo prokurimeve elektronike.
Ne kete kontekst u rikonfirmua vendosmeria e te dy vendeve dhe qeverive per te vazhduar dhe thelluar bashkepunimin ne te gjitha fushat ne dobi te interesit te ndersjellte dhe te mires se dy popujve miq.
Ne takim u diskutua edhe mbi situaten politike ne vend. Kryeministri Berisha e njohu Zevendesndihmessekretarin e shtetit Countryman mbi oferten e mazhorances per tryezen e partive politike parlamentare per fillimin e reformes zgjedhore si dhe me vendosmerine e mazhorances per te votuar te gjitha amendamentet qe do te propozoje opozita per kuadrin ligjor zgjedhor me kushtin e vetem qe ato te jene te certifikuara nga Komisioni i Venecias ose ODIHR.
Se fundmi ne takim u diskutua edhe mbi situaten ne rajon. U vleresua vizita e fundit e sekretares se shtetit Hilary Clinton si nje ngjarje e rendesishme e cila deshmon edhe nje here vendosmerine e Shteteve te Bashkuara te Amerikes per konsolidimin e paqes sigurise dhe stabilitetit te rajonit por edhe nje kontribut i rendesishem ne kete aspekt.
Zyrtari amerikan Countryman zhvilloi edhe nje takim me kreun e PS-se Edi rama. Ne kete takim ai shprehu interesimin e tij per veprimtarine politike te opozites shqiptare deri ne zgjedhjet e ardhshme lokale.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›