Melodia e opozites per Kodin Zgjedhor eshte monokorde
Sa interesante punesimi i Prec Zogaj si perfaqesues i Opozites se Bashkuar socialiste. Ku vend pune eshte fiks si nje fishek shenjedhenes i ketij politik sa absurd aq dhe qesharak. Tejet i pandershem nga ana intelektuale vendimi i Rames. Te gjithe e dime se Prec Zogaj nuk perfaqeson asnje parti edhe pse perfaqeson denjesisht veten e tij. Duke qene nje renegat 24 karat i politikes se djathte ai gjallon filozofikisht sipas parimit te kuptueshem armiku i armikut tim eshte miku im. Nese Rama eshte armiku i Berishes ai eshte miku im prandaj te perfaqesosh opoziten ne kauzen e kutive sinjalizon deshperim per protagonizem. Para zgjedhjeve te 28 qershorit zoti Zogaj ishte nje nga luftetaret me te zellshem te maxhorances kurse sot ai ka gjetur strehe ne Partine Socialiste e cila dihet se ndjek parimin as majtas dhe as djathtas.
Prandaj Prec Zogaj eshte zgjedhur nga Edi Rama si perfaqesues i opozites se bashkuar sepse ai nuk do te ne asnjefare menyre te perfaqesoje opoziten nga nje kryetar i Partie te vogel. Rama nuk do qe te ndryshohet Kodi Elektoral. Per te mos thene se ishte ky Kod Zgjedhor qe beri gjenocid politik ndaj te partive te vogla ndonese jo per zotin Prec Zogaj i cili zgjodhi te dilte nga kori demokratik. Instrumenti i opozites eshte monokorde alibi. Me nje perkufizim opozita d.m.th Rama thote se e ligji zgjedhor eshte i mire por ligji nuk zbatohet. Dhe se problemi nuk vjen nga mungesa e ligjeve por nga moszbatimi i tyre. Eumlshte ashiqare leximi i ketij teksti qe ashtu sic opozite e Rames e konfirmon ligjin ne teresi gjithashtu atij ose atyre u shpeton alibia e mos-pranimit te humbjes.
Ndersa vezhguesit kombetare dhe nderkombetare plus pastaj 20 mije komisionare socialiste konfirmuar se zbatimi i Kodit Zgjedhor ishte i rregullt si proces teresor OBSH-ja fokusohet tek alibia se qeveria e ndalon te behet transparenca. Qellimisht OBSH-ja i drejtohet maxhorances qeverisese. Kur ne te vertete eshte dera e Gjykates Kushtetuese qe duhet trokitur per te formuluar pyetjen nese kutite e votimit duhen hapur apo jo.
Deri me sot OBSH-ja kete kerkese ligjore jo shume te veshtire per ta formuluar ne Gjykaten Kushtetuese nuk e ka bere. Sido qe te veje puna nje gje tjeter duhet thene se PS-ja dhe opozita ne pergjithesi ka besim te plote tek Gjykata Kushtetuese pasi eshte kjo Kushtetuese e cila ka treguar pavaresi te plote dhe qe ka rrezuar shume ligje te kesaj shumice te konsideruara si anti-kushtetuese. Bile eshte ende i fresket lajmi i djeshem se Partia Socialiste ka derguar ne Gjykaten Kushtetuese kerkesen per interpretim te kater neneve te kartes se Kushtetutes qe kane te bejme me ceshtjen e mandatit te deputetit Ilir Beqja qe sipas shumices ka dhunuar kushtetuten duke perfituar para publike ne kundershtim flagrant te ligjit. Presim se cfare do te thote gjykata per kete rast.
Mirepo kjo deften se PS-ja ka besim te pakufizuar ndaj Gjykates kushtetuese. Kesisoj e di mire se kerkesa e saj e formuluar per hapjen e kutive do te ishte negative prandaj prodhon politike shantazhi me kerkesa qe e di mire se nuk mund te lejohen me ligj.
Edi Rama i humbi zgjedhjet e kaluar jo pse u manipuluan zgjedhjet porse njerezit nuk i besuan alternatives se tij qeverisese. Pse-ja eshte e qarte sepse e konsiderojne nje njeri jo pergjegjshem. Perpos dasmes te dieles Rama vendos te hene e ardhshme se care do te beje me zgjedhjet lokale. Ai dje dha sinjale se do te hyje ne zgjedhje qofte edhe me kete Kod Zgjedhor te miratuar konsensualisht ne vitin 2008 pas ndryshime bipartizan ne Kushtetute vecse me faktin se nje arnim me amendamentin qe lejon hapjen e kutive te votimit edhe nese dy anetare te KQZ-ve vendosin te rinumerojne vota pavaresisht nese ka pasur incidente a manipulime te rezultatit. Kurse amendamentet e ndryshme te propozuara nga LSI-ja dhe perfaqesite e OSBE-se dhe ODHIR-it do te merren me pinca. Eumlshte e kuptueshme deri ne fund se Edi Rama po perdor alibine e transparences zgjedhore per te mos ndryshuar Kodin Zgjedhor pse do vecse nje arnim ligjor per te qetesuar militantet qe ndjen te fyer pas nje viti kalendarik shume te angazhuar ne terren me protesta bllokime rruges dhe greva urie.