Prokuroria "kërcënon" avokatin e Bashës

Prokuroria këmbënguli se nëse avokati i Lulzim Bashës, Zef Nikaj, nuk paraqitet brenda dates 6 dhjetor në akuzën qendrore për t‘u njohur me dosjen ndaj klientit të tij, ai mund të përjashtohet dhe në vend të tij do të caktohet një "avokat kryesisht".
Por avokati ka reaguar, duke pohuar se prokuroria duhet të veprojë duke zbatuar ligjet e shtetit shqiptar dhe më parë të presë vendimin e Gjykatës së Tiranës, më datën 4 dhjetor të këtij viti ku Lulzim Basha ka kryer një padi për kundërshtimin e Prokurorisë së Përgjithshme për marrjen e tij si i pandehur.
Por prokuroria saktëson se para se të presë se cfarë do të ndodhë më datën 4 dhjetor, avokatët dhe i pandehuri Lulzim Basha do të njihen me vendimin e sotëm të Gjykatës së Apelit, e cila do të shprehet nëse prokuroria
duhet të mbyllë hetimet.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code