Ndahet nga jeta Pitkini

Vdekjen e komedianit me origjine nga Londra e njoftoi i biri mbremjen vone te se henes.
Vitet e fundit te jetes Sir Norman Winsdom i kaloi ne nje shtepi kujdesi per te moshuar.
Duke filliuar qe nga viti 2006 ai ne menyre te vazhdueshme ka vuajtur nga semundje kardiake te cilat i shkaktuan humbjen e pjeseshme te memories.
Karriera e tij artistike e nisur fillimisht si amator gjate luftes se dyte boterore kur ai ishte ushtar eshte shume e pasur ku dominojne qindra role kryesisht komike duke percjelle humorin tipik anglez me origjinalitet te plote.
Ne vitin 1946 ai do te debutonte per here te pare si profesinist ne moshen 32 vjecare.
Gjate karrieres ne Angli dhe teatrot Brodway ne USA ai fitoi disa cmime.
Krahas aktrimit Norman Winsdom ka publikuar disa albume perfshi nje kenge kushtuar Shqiperise me titull Big in Albania I madh ne Shqiperi e cila ne chartin e Top-Albania Radio zuri vendin e 18.
Vetem kur ai mbushi 90 vjec i la lamtumiren skenes se teatrove dhe shesheve te xhirimit per te shpenzuar me shume kohe me familjen dhe duke luajtur golf.
Breza te tere shqiptaresh jane rritur me filmat e Wisdom i cili ishte i vetmi aktor filmat e te cilit lejoheshin gjate kohes se regjimit komunist.
I njohur per famen dhe admirimin ne Shqiperi Eumlisdom qe njihej si Pitkini vizitoi dy here Shqiperine.
Gjate vizites ne vitin 2001 kur Shqiperia ndeshej me Angline me pjesmarrjen e tij ne stadium ai eklipsoi lojtare te njohur te ekipit te tre luaneve sic ishte edhe kapiteni David Beckham.