E Diel, 1 Nëntor 2026

Ushtaraket shperndarja e pensioneve nis brenda dy javesh. Ja procedurat

TIRAN- Pensionet suplementare te ushtarakeve pas korrigjimeve te Gjykates Kushtetuese dhe qeverise pritet te fillojne te shperndahen brenda nje afati kohor prej dy javesh. Fondi eshte gati ndersa Instituti i Sigurimeve Shoqerore eshte duke mbledhur aplikimet e secilit prej ish-ushtarakeve te interesuar. Nga ana tjeter per te mos humbur kohe ISSH ka nisur te beje perllogaritjet per cdo aplikues dhe tashme pret vetem hyrjen ne fuqi te vendimit te qeverise ne te cilin eshte percaktuar perllogaritja e re e perfitimit te ushtarakeve forcave te policise punonjesve te gardes etj.

Vendimi i qeverise per percaktimin e kritereve te reja te perllogaritjes se pensioneve suplementare te ushtarakeve u miratua me date 24 shtator rreth tre muaj pasi Gjykata Kushtetuese kishte hedhur poshte ligjin Per Sigurimin Shoqeror Suplementar te Ushtarakeve te Forcave te Armatosura Punonjesve te Policise se Shtetit te Gardes se Republikes SHISH-it Policise se Burgjeve te Mbrojtjes nga zjarri dhe te Shpetimit e te Punonjesve te SHKB-se. Diten kur u miratua burime prane Kryeministrise bene me dije se vendimi kishte nevoje edhe per disa rregullime te tjera dhe me pas do te botohej ne fletoren zyrtare per te marre fuqi.

Rregullimet jane bere ndersa pohohet se ai do te botohet ne fletoren zyrtare brenda gjysmes se pare te ketij muaji duke i hapur rrugen shperndarjes se pensioneve suplementare per ushtaraket. Nisur nga fakti se qeveria ka percaktuar hyrjen e tij ne fuqi menjehere pas botimit ne Fletoren Zyrtare autoritetet pergjegjese nuk do te humbin kohe per fillimin e shperndarjes se pensioneve.
Burime zyrtare te Institutit te Sigurimeve Shoqerore pohuan dje se institucioni i tyre eshte duke pranuar cdo dite aplikimet e ushtarakeve ndersa ne fund te saj punonjesit bejne perllogaritjet per perfitimet e secilit aplikues per te mos humbur kohe ne menyre qe te filloje shperndarja sapo vendimi te hyje ne fuqi. Kemi aplikime cdo dite. Ne fund te dites ne bejme perllogaritjet per cdo dosje ne menyre qe te mos krijojme vonesa dhe radhe kur vendimi te hyje ne fuqi. Sapo te ndodhe kjo do te fillojme nga shperndarja. Fondet dhe perllogaritja e perfitimit jane gati presim vetem hyrjen ne fuqi te vendimit - thane dje burimet zyrtare.

Ne total efekti financiar i pensioneve suplementare te ushtarakeve vertite ne rreth 66 milione leke ne muaj. Nga keto rreth 1 milion leke parashikohet te perdoren per prodhimin e dokumentacionit komisione si dhe shpenzimet te tjera administrative ndersa pjesa tjeter eshte shuma qe perfitojne ushtaraket dhe subjektet e tjera te parashikuara ne ligj.
Ne lidhje me rillogaritjen e pensioneve suplementare dhe perfitimin e ushtarakeve sipas modelit te ri te miratuar nga qeveria kreu Shoqates se Ushtarakeve ne Rezerve Mehdi Pogaci shpjegon se masa e perfitimit qe marrin ushtaraket e dale ne pension para vitit 1991 eshte e barabarte me 1 per qind te pages mesatare referuese per cdo vit sherbimi por jo me e madhe se 50 per qind e pensionit te pleqerise qe ai merr. Nderkohe per ushtaraket e dale ne lirim apo pension pergjate viteve 1992-1998 ligji parashikon qe atyre tiu paguhen kontributet e papaguara deri ne ate periudhe dhe kjo tiu njihet si vjetersi pune. Mbi bazen e kesaj do te behet edhe perllogaritja e pensionit te pleqerise. Pensioni suplementar i kesaj kategorie do te llogaritet duke u bazuar mbi pagen mesatare referuese ne menyre te njejte me kategorine e atyre qe kane dale ne pension para vitit 1992.

Personat e interesuar duhet te dorezojne se bashku me fletekerkesen dokumentacionin e meposhtem

Per te perfituar pension te parakohshem per vjetersi sherbimi

Fotokopje te leternjoftimit elektronik te nenshkruar nga vete personi ose certifikate personale me fotografi
Certifikate familjare
Deklarate individuale per gjendjen e punesimit
Vertetim nga zyrat e tatim - taksave nese ushtron veprimtari ekonomike si punedhenes ose i vetepunesuar
Vertetim nga zyra e regjistrimit te pasurive nese ka perfituar ose jo toke sipas ligjit nr.7501 date 19.7.1991 Per token te ndryshuar dhe akteve te tjera ligjore e nenligjore vetem nga personat qe jane banore ne fshatra

Per te perfituar pension suplementar pleqerie apo suplementar invaliditeti

Fotokopje te leternjoftimit elektronik ose certifikate personale me fotografi.

Per te perfituar pension suplementar familjar

Certifikate familjare
Certifikate vdekjeje

Per te perfituar pension suplementar familjar ne rastet kur personat kane humbur jeten ne detyre dhe per shkak te saj

Certifikate familjare
Certifikate vdekjeje
Vertetim nga prokuroria e rrethit gjyqesor per shkakun e vdekjes

Dokumentacioni qe plotesohet nga ministrite dhe institucionet perkatese eshte si me poshte vijon

Nga ministrite dhe institucionet pergjegjese
Vertetim per periudhen e sherbimit dhe pagen referuese
Vertetim per periudhen e trajtimit me pagese kalimtare
Deshmi penaliteti
Vertetim i pages referuse te grades ose te funksionit me te fundit per perfituesit sipas nenit 21 te ligjit nr.10142 date 15.5.2009
Vertetim kronologjik per kontributet suplementare te paguara sipas muajve

Nga drejtorite rajonale te sigurimeve shoqerore

Vertetim per llojin dhe masen e pensionit sipas ligjit nr.7703 date 11.5.1993 Per sigurimet shoqerore ne Republiken e Shqiperise te ndryshuar
Vendim i Komisionit Mjekesor te Caktimit te Aftesise per Pune



Qeveria ka miratuar nje jave me pare VKM-ne per pensionet suplementare te ish-ushtarakeve. Ky vendim i hap rruge rillogaritjes se pensioneve te te gjithe ish-ushtarakeve shqiptare pasi Gjykata Kushtetuese rrezoi ligjin e meparshem te qeverise. Nderkohe burime te kryeministrise pohuan se vendimi eshte miratuar por ne te duhet te behen disa ndryshime. Ai ka kaluar ne parim por ka edhe disa rregullime per tu bere. Keto rregullime do te kryhen nga specialistet tane ne ditet ne vijim. Me pas do te nise edhe shperndarja e parave- thane burimet e kryeministrise.

Keto burime shpjeguan se VKM eshte bere ne baze te vendimit nr.33 te Gjykates Kushtetuese dhe percakton menyren e zbatimit te ligjit nr. 10142 me dy ndryshimet e pesuara nga vendimi i Gjykates. Permes ketij vendimi ushtaraket punonjesit e policise se shtetit te Gardes se Republikes etj duhet te fillojne te trajtohen me pensione te parakohshme me pensione te plota te rillogaritura per ata qe kane dale ne pension ne periudhen 1992-1998 dhe qe nuk u jane paguar kontributet si dhe me pensione suplementare per te gjithe ushtaraket e dale ne pension te plote pleqerie para dhe pas vitit 1991.

Pensionet e pleqerise te rillogaritura duhet te arrijne ne nivelin mesatar dhe ate maksimal sipas mases se pages qe ushtaraket kane pasur te konvertuar ne nivelet e pas vitit 1999. Pensioni suplementar duhet te rritet ne masen nje per qind ne vit vjetersi sherbimi te pages mesatare por jo me shume se 50 te mases se pensionit te pleqerise ndersa pensioni i parakohshem do te jete 50 te pages mesatare te ushtarakut policitetj per 15 vjet vjetersi sherbimi plus dy per qind per cdo vit tjeter vjetersi sherbimi duke hequr keshtu tavanin e percaktuar ne ligj para vendimit te Gjykates Kushtetuese jo me shume se dy apo tre pensione baze.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›