Mazhoranca voton Bicin, rrëzon Çomon
08/07/2010 Komisioni i Ligjeve debat për kandidatët në Gjykatën e Lartë. Opozita bojkoton
Komision parlamentar i Ligjeve vendosi ti kërkojë Kuvendit miratimin e kandidatit të Presidentit të Republikës për anëtarë në Gjykatën e Lartë, Mehdi Bici, dhe rrëzimin e kandidatit tjetër Sokol Çomo. Mazhoranca në komision e ka marrë e vetme këtë vendim, pasi deputetët e opozitës bojkotuan mbledhjen qysh në fillim të saj. Ata kundërshtuan procedurën e ndjekur nga komisioni për diskutimin në mbledhjen e djeshme të relacioneve të deputetëve të mazhorancës, relacione për të cilat opozita kërkoi kohë. “Nuk jemi nxënës shkolle, por kërkojmë kohë për të shqyrtuar këtë relacion, i cili na është dhënë në dorë para disa minutave”, tha nënkryetari i komisionit, socialisti Fatmir Xhafaj. E vetme pas largimit të kundërshtarëve të saj politikë, mazhoranca vijoi me dëgjimin dhe më pas diskutimin e relacioneve, duke bërë edhe propozimet përkatëse. Komisioni vlerësoi se për shqyrtimin e anës formale dhe meritës së zgjedhjes së kandidaturës duhet të bëhet sipas eksperiencës profesionale dhe integritetit moral dhe pavarësisë. Më konkretisht, komisioni gjykoi se në respekt të parimit të integritetit moral, Bici ka manifestuar standarde të larta dhe vlera morale gjatë gjithë veprimtarisë së tij zyrtare dhe asaj njerëzore. “Komisioni vlerëson se parimi i pavarësisë dhe paanësisë kanë qenë udhërrëfyese për krijimin e figurës profesionale të Bicit. Në veprimtarinë e tij për ushtrimin e detyrës, ai nuk ka qenë në asnjë rast pjesë e ndonjë organizimi politik, nuk ka ushtruar asnjëherë funksione politike, nuk është ndikuar asnjëherë në vendimmarrjen e tij nga politika dhe nuk është bërë pre asnjëherë e presioneve politike”, theksohet në relacionin e deputetit Dashnor Sula. Ndërsa për kandidatin Çomo, në vlerësimin e meritës së zgjedhjes së kandidaturës, komisioni konstatoi se në historikun e eksperiencës profesionale raporti i tij me sistemin gjyqësor nuk ka qenë koherent dhe i qëndrueshëm. “Karriera e zhvilluar nga kandidati Sokol Çomo është karrierë e mbështetur dhe e sponsorizuar vetëm nga një forcë politike, Partia Socialiste, kur ka qenë në pushtet, ndaj edhe dorëheqja është dhënë sa herë i ka volitur kësaj forcë politike”, thuhet në relacionin e deputetit Fatos Hoxha. Për të dyja rastet komisioni pranoi propozimin e relatorit që komisioni ti kërkojë seancës plenare të votojë për mosmiratimin e kandidaturës së Sokol Çomo për anëtar të Gjykatës së Lartë, dhe propozimin që kandidatura Medi Bici ti dërgohet për votim seancës plenare.
Fatmir Xhafa
“Vendimi është një politikë e paracaktuar. Nuk është një vendimmarrje që është caktuar këtu, por te zyra e Kryeministrit. Ajo që ne kërkojmë është të na jepni kohë për të zhvilluar një debat, pastaj vendosni si të doni, kartonët i keni. Po vazhduat kështu, vetëm po certifikoni këtë fazë politike, të cilën vetëm e keni zbukuruar me procedura parlamentare.”
Rusmali
“Nuk zgjidhet çështje duke iu shmangur rregullave dhe procedurave.”
Dashnor Sula
“Shpreh keqardhjen për opozitën, e cila braktisi diskutimin, por në veçanti për zotin Xhafa, i cili ngre pretendime për çështje që kur janë diskutuar në mbledhjet e komisionit, nuk ka qenë asnjëherë prezent.”