E Diel, 1 Nëntor 2026

Gara e drejtuesit në Tiranë kandidatët startojnë lobimin

08/07/2010 Fituesi është parapërcaktuar.Deri tani 8 aplikantë, mes tyre edhe Sokol Malaj.

TIRANE- Menjëherë pas largimit të Genti Xholit nga drejtimi i prokurorisë së Tiranës, prokurorë të ndryshëm kanë shfaqur interesin e tyre për të zënë vendin e mbetur vakat. Prej disa ditësh Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe Inspektimit është duke u njohur me dokumentacionin e secilit kandidat që ka depozituar dosjen në Prokurorinë e Përgjithshme. Veç emrit të Sokol Malaj, prokurorit të komanduar në këtë prokurori, burimet nuk pranuan të jepnin emrat e kandidatëve të tjerë, duke shtuar se aktualisht numri i tyre i ka arritur në 8 prokurorë që kërkojnë të drejtojnë akuzës e kryeqytetit, por pritet që në ditët në vashdim lista e kandidatëve të shtohet. Mirëpo përtej dëshirave të secilit prej tyre dhe luftës për të zënë karrigen e kryeprokurorit të Tiranës, burimet theksuan se fituesi është parapërcaktuar nga krerët e lartë të Prokurorisë së Përgjithme. Një nga këta emra që pritet të marë konsensusin e këshillit, kryeprokurores Ina Rama dhe presidentit Bamir Topi është prokurori i komanduar një javë më parë Sokol Malaj, i cili vjen në këtë detyrë me një punë mjaft pozitive në prokurorinë e rrethit të Vlorës. Por prapa tij nuk ngelen edhe emra të tjerë, që tashmë kanë filluar fushatën e lobimit, duke i kërkuar votën anëtarëve të Këshillit të Prokurorisë së Përgjithshme. Akuza e Tiranës, konsiderohet si një prokurori karriere dhe për këtë qëllim kandidati që do të zgjidhet në krye të saj, duhet të ketë një CV tepër pozitive. Sipas ligjit çdo kandidat nuk duhet të ketë pasur procedim disiplinor, të ketë mbi dhjetë vjet punë në sistemin e prokurorisë, si dhe të jetë i aftë për menaxhimin dhe administrimin e punës së një institucioni. Burimet thanë se në një prokurori ku rregjistrohen rreth 7 mijë procedime penale në vit, duhet që këtë nivel pune duhet ta përtballojë një indivit me profesionalitet të lartë. Por nuk është vetëm kjo pasi në Tiranë ndodhen dhe institucionet kryesore të shtetit dhe për pasojë vëmëndja e prokurorisë duhet të jetë më e veçantë. Ligjërisht komandimi i prokurorit Sokol Malaj në krye të prokurorisë së Tiranës zgjat katër muaj, por në momentit kur drejtuesi dekretohet nga presidenti Bamir Topi, ai lë postin e marë me urdhër të kryeprokurores Ina Rama.

• Deri tani 8 kandidatë

• Sokol Malaj në garë

• Kandidatët, “pa njolla” në punën e tyre

• 7 mijë dosje në vit rregjistron prokuroria

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›