Mazhoranca zbulon se Rama ushqen një krizë artificiale, pasi u trembet zgjedhjeve lokale të 2011
Deputeti demokrat Aldo Bumçi thotë për Tv Klan se ishte PS ajo që anashkaloi zgjidhjet për ngërçin politik, ndonëse në fund të muajit korrik u rikthyen negociatat, të cilat deri tani nuk sollën asnjë produkt. Z. Bumçi thotë se qendrimet e institucioneve ndërkombëtare janë të qarta mbi këtë çështje, kur shprehen se zgjidhja duhet të kalojë në kanale ligjore e kushtetuese. Për këtë deputeti demokrat sjell në vëmendje dhe deklaratën e ambasadorit te ri amerikan për Shqipërinë. Për të treguar mungesën e vullnetit të opozitës për zgjidhje, Bumçi kujton se PS nuk konsumoi asnjë instrument ligjor që do t’i hapte rrugë këtij procesi. Për deputetin demokrat, kjo s’është veçse strategjia e kryetarit të PS Rama për të shmangur vëmendjen nga zgjedhjet lokale të 2011, sikundër shmangu ballafaqimin e tij publik për probleme të Tiranës.
Me fillimin e sesionit të ri parlametar pritet që Presidenti të dekretojë datën për zgjedhjet lokale bazuar në afatin kushtetutes 9 muaj përpara përballjes elektorale. Në mbledhjen e parë të KQZ pas këtij moment, ky institucion do të duhet të konsiderojë dhe qendrimin lidhur me kutite e votimit. Sipas Bumçit, KQZ-së nuk i mbetet veçse të zbatojë ligjin, duke ju referuar nenit 178 të Kodit, që flet për djegie të fletëve të votimit. Për z.Bumçi nisja e sesionit të ri parlamentar përkon me zhvillime të rëndësishme siç është vendimi për liberalizimin e vizave, njëkohësisht politika do të diskutojë buxhetin e ri 2011 si dhe do të përgatitet për zgjedhjet e reja lokale.
...