E Hënë, 2 Nëntor 2026

Olta Xhaçka, nga forumi i zemrave me Shemsie Kadrinë, tek aneksi biopolitik i Edvinit

Në grafikun e Partisë Socialiste mbushur me eunukë dhe burra si: Beqja, Gaçi, Xhafa, Kodheli nuk mund të mungonte një përfaqësuese e denjë e seksit të kundërt me hiret e saj, Olta Xhaçka: jo vetëm e hijshme, por edhe e paaftë.
Sa herë del përpara kamerave për të lexuar traktin e radhës për shtyp, njerëzit direkt fiksojnë rricat zift dhe buzët e trasha gjak, duke harruar akuzat që lëshon për deputeten demokrate, Albana Vokshi, akuza që janë i njëjti hartim i lexuar para dy ditësh nga ndrikulla Kodheli. PS-ja ka të njëjtin refren akuzues se “i ka dhënë burrit të saj miliona dollarë pasuri publike, në konflikt të pastër interesi me postin e saj të dikurshëm, si këshilltare e Kryeministrit”. Spekulimi i saj është aq i dukshëm (sepse znj.Vokshi nuk është e martuar!) po aq i vërtetueshëm nga ILDKP-ja. Informacioni i saj i vetëm janë vetëdeklarimi transparent i znj.Vokshi, e cila nga ana e saj ka përgënjeshtruar çdo akuzë, si vuvuzela të krijuara posaçërisht nga injoranca keqdashëse. Mirëpo PS-ja me mrikat e saj ka vazhduar akuzat ndaj deputetes së PD-së. Olta Xhaçka s’ngërthen asnjë meritë politike, për dukshmërinë mediatike, përveç gojëtarisë në selinë rozë, për t’u shfaqur si baltosëse e figurës së znj.Vokshi. Gjithsesi ky është një operacion i njohur për të gjithë, sepse është i sajdisur në atë mënyrën që mediet anglo-saksone e quajnë “character assassination”, një vrasje virtualo-mediatike, ku shkatërrohet në tavolinë imazhi publik e politik, përmes konferencave për shtyp të një politikaneje që nuk ka thënë prova njohurie, por vetëm prova përsëritëse silazhi retorik të Egoarkut Rama.
Aneksi bio-politik i Oltës dhe rruga e saj e shkurtër nga G99 tek PS/Siç thoshte Jezu Krishti “kush është pa mëkat të hedhë gurin e parë” nënkuptimi i kësaj është se asnjëri prej nesh nuk është pa mëkate dhe se është e thjeshtë t’i bësh gati qefinin tjetrit. Dhe Olta Xhaçka me qefin virtual, nuk është pa mëkate. Ajo mund t’i fshihet kujtdo, por jo vetvetes së saj. Bio-politika e Olta Xhaçkës sot deputete e Partisë Socialiste mund të duket e çuditshme, por jo edhe aq. Edhe pse nuk ka asnjë meritë publike, qoftë kjo sociale apo shoqërore, të gjithë e dinë pse karriera e saj është ngritur mbi gjunjët e të tjerëve. Ajo e di shumë mirë se nuk është ndonjë meritë e madhe fitimi i lotarisë gjenetike, duke qenë se është mbesa e Sërvet Pëllumbit, njërit prej patriarkëve soc-komunistë. Patronazhi i gjyshit-patriark nuk i solli para sepse paratë ajo do t’i kishte dhe shpenzonte si ma do, duke qenë gejsha e djalit të boses së firmës rentiere “Gjallica” Shemsie Kadria. Sidoqoftë miqësia e saj me Erion Velinë - sepse kanë qenë në të njëjtën klasë - nuk është më e rëndësishme se kontributi special si “infermiere” në SHBA, në udhëtimin me të vërtetë plot hall të Të Papranueshmit Rama. Kur u kthyen tok së bashku në Shqipëri, Olta doli në pah si koordinatorja me hire e “Mjaft”-it dhe “tradhtoi” pak më vonë, duke shkuar në PS, për kontribute speciale në familjen biologjike e politike Rama. Paçka se i vetmi gjest politik që ka bërë seriozisht Olta, është dalja nga greva e urisë, si e 56-ta në numër.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›