Topi: Aktori Perla një nga pionerët e artit skenik

Presidenti Bamir Topi I dërgoi një mesazh ngushëllimi familjarëve njërës prej figurave më të njohura të artit skenik dhe kinematografisë shqiptare, aktorit të Teatrit “Migjeni” të Shkodrës Ndrek Prela.
“Në mendjen dhe kujtesën e shqiptarëve e artdashësve do të mbeten gjithnjë të pashlyeshme jo vetëm personazhet artistike në skenë dhe në kinematografi që aktori i talentuar Ndrek Prela krijoi e i bëri të pavdekshëm, por edhe e gjithë veprimtaria e tij njerëzore e artistike” theksoihet në mesazhin e presidentit Topi. Sipas kreut të shtetit aktori Ndrek Prela është një nga pionerët e artit skenik dhe kinematograf shqiptar, i cili ia kushtoi jetën dhe veprimtarinë e vet artistike popullit të tij.
“Më lejoni të ndaj me ju ngushëllimet më të sinqerta e t’ju gjendem shpirtërisht pranë në këtë moment dhimbjeje për humbjen e pazëvendësueshme të njeriut tuaj të shtrenjtë!” – thuhet në mesazhin ngushëllues të Presidentit Topi.