E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbahet edicioni i pestë i aktivitetit "Sofra Tiranase"

Mbahet edicioni i pestë i aktivitetit të përvitshëm "Sofra Tiranase". Ky spektakël ka sjellë këngëtarët më të mirë të muzikës popullore por edhe ka mbledhur në Pallatin e Kongreseve shumë artdashës ku mes tyre edhe personalitete të njohura të politikës, artit, biznesit e medias . Kryetari i shoqatës Tirana, njeherësh edhe organizatori kryesor i këtoj spektakli Arben Tafaj është shprehur se Sofra Tiranase do të mbetet gjithmonë si një festë e përvitshme e kryeqytetit .
Regjisor i spektaklit "Sofra Tiranase" është Milto Kutali, skenografia është përgaditur nga Ilir Martini, ndërsa producent ishte vet kreu i shoqatës Tirana Arben Tafaj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›