E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Gruaja pa piano” dhe “Akademia e Platos” fituesit e TIFF



Filmi “Gruaja pa piano” dhe “Akademia e Platos” kryesojnë Festivalin Ndërkombëtar të Filmit, Tiranë 2009. Ishte regjisori grek Teo Angelopulos, i cili shpall dy çmimet e mëdha të TIFF-it, i cili vjen në Shqipëri pas 16 vjetësh për filmat “Women Without Piano” të regjisorit Javier Rebollo dhe “Akadimia Platonos” të regjisorit grek Fillipos Tsitos. Në natën e mbrëmshme, ndonëse në një mungesë të konsiderueshme pjesëmarrjeje të kineastëve konkurrues, janë dhënë shumë çmime të tjera vlerësuese dhe inkurajuese. Moderuar nga prezantuesi Adi Krasta, mbrëmë janë vlerësuar kineastë të huaj dhe shqiptarë me çmime si: regjisori më i mirë, që i jepet regjisorit Gjergj Xhuvani për filmin artistik “Lindje Perëndim Lindje”. Një tjetër çmim u dha për aktoren më të mirë femër, që shkoi për Carmen Machi, e cila interpreton në filmin fitues “Women Without Piano”. Aktori më i mirë në këtë konkurs u shpallën një grup djemsh, të cilët kanë luajtur rolin e sportistëve në filmin “Lindje Perëndim Lindje”, si Oni Pustina, Elidon Fino, Ervin Bejko, Ndriçim Xhepa etj. Po ashtu janë nderuar edhe filmat e zhanreve të tjera kinematografike me çmime si: çmimi i publikut që iu dha filmit “Kanioni” të regjisorit shqiptar Ilir Kaso, çmimi i medias shkoi për filmin Devil’s Town” të regjisorit Vlademir Paskaljeviç, çmimi dokumentari më i miri TIFF iu dha produksionit kosovar “Two love stories” me regji të Shota Bukoshit, çmimi “Best Animation” që iu dha filmit të animuar “November” me regji të Boris Greiner, çmimi i Dixhitalbit iu dha filmit “Shenjat” nga Odeta Çunaj, çmimi best fiction iu dha regjisorit Sergio Barrejon për filmin “The one in charge”. Po ashtu janë nderuar edhe me çmimin e mirënjohjes kineasti i njohur Viktor Gjika si dhe regjisori serb Goran Paskaljevic.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›