E Diel, 1 Nëntor 2026

"Mballomat nuk mund "andrrojnë" politikën e vjetër greke"

Mballomat e politikës greke tëtipit Bollano nuk mund "andrrojnë" politikën e vjetër greke, duke e shitur si integrim, qëndrimet e tyre për sa i përket minoriteteve të sajuara . Greqia duhet të respektojë vendimet e Konferencës së Paqes në Paris më 1919, të cilët njohin vetëm 99 fshatra si minoritet grek në Shqipëri, ashtu si dhe në të njëjtën mënyrë ajo vazhdon të këmbëngule se Turqia nuk duhet të pretendojë se minoriteti "mysliman" në Trakë është minoritet turk, pasi kështu është sanksionuar në Konferencën e Lozanës më 1923. Përderisa respektim i së drejtës ndërkombëtare mbetet një"merak" i Greqisë me të cilën po justifikon dhe mosnjohjen e republikës së Kosovës, atëherë të drejtën ndërkombëtare duhet ta respektojë dhe në marrëdhëniet me Shqipërinë.

Inkurajimi i individëve të caktuar për të cenuar territorin e një shteti tjetër, duke mos i kundërshtuar kërkesat e tyre dhe akoma më keq duke i aprovuar në heshtje, nuk i shërbejnë stabilitetit ne rajon dhe për më keq krijojnë një precedent të keq për të gjithë grupet i individëve që fare bukur një ditë me diell mund të pretendojnë se i përkasin një grupi tjetër etnik. Integrimet e bazuara mbi baza etnike dhe fetare janë një reminishencë e vjetër, modelin e të cilave bota e ka dënuar në Nuremberg dhe Hagë, dhe nëse Greqia nuk ka shkuar ende në ato tribunale për të dhënë llogari për spastrimin etnik të popullatës çame, kjo s'do të thotë se nuk do të shkojë kurrë aty.

"E vërteta vonon, por s'harron", thotë një shprehje e vjetër popullore dhe Greqia si vendi i miteve dhe mençurisë popullore e di shumë mirë se brenda këtyre thënieve ka një vërtetësi të madhe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›