"Si mund të ndryshojmë nëse lëkurën e kanë shollë?"
Dikur Çurçilli u fye nga një prej ministrave të tij kur ky i tha gjate një debati në një takim qeveritar: "Je një dele.. Dhe ke veshur lëkurë deleje..". Për anglezët kjo është një shaka e hollë, për ne ballkanasit shpresoj të jetë një kumt..
Tregojnë se Çurçilli u fye aq shumë, sa çështja kaloi në faza të tjera.
Kjo dëshmon në fakt indirekt etikën e ndryshme në komunikimin politik. Nëse për anglezët mjafton ajo shprehje që të ndihen të fyer, ndërsa për politikën na Ballkan nuk mjaftojnë as vrasjet, as akuzat e përbindshme që dikush nga politika të ndihet i ofenduar në kuptimin civil të fjalës, atëherë çfarë presim?
Si mund të ndryshojmë nëse lëkura e politikanit është bërë si sholla e këpucës së tharë në tym?