Mban peng autobusin i vodhen portofolin
TIRANE - Nje person rreth te 40-ave ka mbajtur peng urbanin e Unazes ne afersi te stacionit te trenit ne Tirane pasi ka zbuluar se nuk e kishte me portofolin ne xhep dhe dikush ia kishte vjedhur. Ngjarja ndodhi dje rreth ores 0900 te mengjesit dhe per disa minuta pasagjeri i revoltuar per vjedhjen e kuletes se tij urdheronte drejtuesin e autobusit qe te mos i hapte dyert derisa pasagjeret te zbraznin xhepat dhe autori qe i kishte vjedhur portofolin tia dorezonte. Per gati dhjete minuta qytetaret qe ndodheshin ne urban kane mbetur te bllokuar pa mundur te zbresin nga autobusi derisa ne vendin e ngjarjes ka mberritur policia. shte dashur nderhyrja e efektivave te Komisariatit Nr.3 qe 40-vjecari te bindej per te zbritur nga autobusi edhe pse perfundimisht nuk arriti te gjente portofolin.