Wikileaks dhe nje mit qe rrezohet
NgaILIR KULLA
Julian Assange nje askush deri para shume pak kohesh kurre nuk do ta kishte...
menduar se do te vinte nje dite qe ai do te behej njeriu me i kerkuar i botes. Jo ne variantin e Bin Ladenit por ne variantin kibernetik te tij. Sikleti ne te cilin publikimi i mijera dosjeve dhe dokumenteve sekrete konfidenciale dhe zyrtare te Pentagonit ne Irak dhe Afganistan e sidomos te korrespondences sekrete te Departamentit Amerikan te Shtetit me me shume se 270 seli diplomatike amerikane ne mbare boten eshte i pashoq ne historine e SHBA-ve. Pervec kuriozitetit qe ngjall kjo histori dalengadale duke u publikuar te
gjitha dokumentet do te shihen edhe pasojat teper te renda te kesaj ndodhie e cila me te drejte ne SHBA dhe jashte saj eshte quajtur termet i paprecedent.
Dy jane shtyllat kryesore te sistemeve te sigurise nderkombetare konfidencialiteti dhe besueshmeria. Me publikimin e me shume se 250 mije dokumenteve te tilla te dyja keto shtylla jane rrezuar. Kjo eshte nje ngjarje qe te pakten per momentin ka lene keto pasoja por me kalimin e kohes bota do te shohe te gjitha pasojat e tjera. Per me teper qe ky termet informativ i ndodh fuqise me te madhe boterore Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Fuqise me te madhe ushtarake ekonomike politike diplomatike dhe modelit me te madh dhe me te mire qe bota ka njohur deri me sot ose te pakten keshtu eshte besuar deri tani ne mitin e madh te SHBA-ve. Pas kesaj efektet e Julian Assange dhe te Wikileaks jo vetem do te demtojne marredheniet mes nje fuqie e cila nuk di te ruaje vetveten por njeheresh miqte e vet informatoret e sherbimeve te veta sekrete politikanet te cilet rrezikojne karrieren dhe jeten e vet ne rajone te veshtira te botes duke ruajtur nje profil filoamerikan dhe filoatlantik dhe duke u sherbyer SHBA-ve.
Po filoatlantik sepse kjo ceshtje rrezikon te kete pasoja shume te renda brenda Aleances Veri-Atlantike NATO-s. Kjo per shkak te faktit se SHBA eshte lokomotiva e NATO-s dhe e sistemit te saj te sigurise. NATO-ja ka mekanizma shume te forte te brendshem per ruajtjen e te gjithe sistemit vetjak te sigurise. Tre shkallet e sekretit ne NATO-s Konfidenciali Sekreti dhe Teper Sekreti deri me tani jane konsideruar si te pathyeshem. Nderkohe qe nje gazetar hacker zoteri askush deri para shume pak kohe i ka kaluar te gjitha keto pengesa Por ka dhe nje ceshtje tjeter te rende per Aleancen ceshtja e vleresimeve personale dhe politike per lidershipin e vendeve mike dhe aleate brenda NATO-s. Te gjitha vleresimet pezhorative per kryeministren e Gjermanise presidentin e Frances kryeministrin e Italise ate te Spanjes per kryeministrin e Turqise nga ana e perfaqesuesve zyrtare te Vellait te Madh brenda Aleances do te krijojne nje klime jo vetem te keqe ne marredheniet personale mes lidershipit por edhe perbejne fillimin e nje epoke te rende mosbesimi apokaliptik politik nga ai qe bota nuk ka njohur qe ne kohen e Luftes se Dyte Boterore. Vetem nje jave me pare NATO-ja e quajti sukses shume te madh marreveshjen me Rusine ndersa tani mjafton Julian Assange te rirrezikoje marreveshjen per mbrojtjen berthamore SHBA-Rusi dhe rikthimin e ererave te Luftes se Ftohte.
Ka dhe dy ceshtje te tjera shume te mprehta ne kete histori qe kane te bejne me perceptimin e publikut. Se pari perceptimi i brendshem amerikan. eshtja Watergate qe i kushtoi postin dhe karrieren presidentit Nikson ne vitet 70 ishte si nje pike uji ne krahasim me Wikileaks-in. Askush nuk mund te perllogarise se cdo te ndodhe ketej e tutje ne politiken amerikane por sigurisht republikanet te cilet ceshtjet e sigurise diplomacise dhe te mbrojtjes i kane pasur gjithnje kalin e tyre te betejes nuk do te lene qe administrata Obama ta kaloje kaq lehte. Dikush e ka vleresuar kete ngjarje si 11 shtatorin kibernetik ne SHBA. Mund te jete por nje gje eshte e qarte 9 vjet me pare njerezit ne Amerike u bene njesh me autoritetet e tyre shteterore dhe me presidentin kunder terrorizmit tani me gjase ne nje vend ku liria e shtypit perben nje nga shtyllat e demokracise rrezikon te ndodhe e kunderta. Opinioni i brendshem rrezikon ti kundervihet dhe te kerkoje fajtoret per ate qe ka ndodhur. Ne planin e jashtem neper bote dikush do te thote si ne rastin e 11 shtatorit se e ka bere vete SHBA-ja dhe se ky eshte nje mashtrim i sherbimeve sekrete amerikane. Po kjo teze do te mund te qendronte ne kembe para epokes se globalizmit. Tani pas epokes se globalizmit kur interneti eshte bere pjese e jetes se perditshme te shumices se banoreve te ketij globi te administrosh pasojat e Julian Assange dhe te Wikeleaks-it do te jete e pamundur edhe per vete sherbimet sekrete me te mira te botes. Mund te themi se me globalizmin dhe shperndarjen e internetit ne cdo cep te botes SHBA-te kane nxjerre djallin nga shishja dhe tani nuk po mund ta fusin me atje. Me Wikeleaks-in dhe Julian Assange rrezikon te bjere edhe miti i fundit i Superfuqise se Botes.
Autori eshte PHD ne Shkencat e Sigurise.