E Shtunë, 31 Tetor 2026

Une dje kam qare

/ /

NgaMURAT BASHA

Si zakonisht me 28 nentor une shkoj ne varreza. Kam nje arsye te forte sa personale por dhe me tej Nuk shkoj ne varrezat e te...

ashtuquajturve deshmore te Atdheut jo se nuk respektoj te renet por sepse aty jane se bashku deshmore xhelate e kriminele. Jo jo une shkoj ne Tufine te varri i tim gjyshi i coj nje tufe me lule dhe i ndez nje qiri. Varr i thjeshte por brenda tij jane eshtrat e nje burri qe u rrit dhe u edukua me dashuri per Shqiperine. Eshtrat te rivarrosura mbas 63 vjetesh se shpirti me endrrat e vrara bashke me te jane tjeterkund. Luftoi dhe punoi per Atdhe. Perseri ne 39-44 luftoi kunder fashizmit e nazizmit. U denua me vdekje nga fashistet. Ate qe nuk bene fashistet e kryen me zell komunistet. E pushkatuan. Nuk dua te shtjelloj me gjate historine time personale pasi ajo ngjason me mijera te tjera me te trishtueshme dhe me dramatike se e imja. Por eshte edhe nje arsye tjeter qe me ben te mos shtyhem me tej ne perjetimet personale mbasi me duket se i shqetesoj ata qe nuk jane me. Ata atje lart ne boten e pertejme kane gjetur me siguri paqen e ameshueme. Po ne ketu poshte... Utopia e marksizmit komunizmit qendron ne faktin se per te ndertuar njeriun e se ardhmes vret dhe skllaveron njeriun e te sotmes. Tek e fundit kultura e se majtes ka qene ne Shqiperi vazhdon akoma te jete e mbrujtur me mitologji revolucionare. Per kete arsye dhuna nuk erdhi rastesisht apo aksidentalisht. Ne Shqiperi dhuna u ngrit ne sistem u be zot por ata qe u shnderruan ne instrument ishin njerezit ne sherbim te ideologjise te dhunes e cila e ngritur ne sistem prodhoi perbindesha xhelate kriminele. Ndasite vazhdojne te jene evidente aty ku ka llogari te pambyllura me te shkuaren. Ne Shqiperine e dale nga komunizmi asgje e tille nuk ndodhi. Llogarite me te shkuaren mbeten te hapura. Pikerisht kjo e ben artificiale frymen e pajtimit sot e cila eshte me teper produkt i kalimit te kohes 20 vjet dhe oportuniteteve qe ofron e tashmja per bashkejetese sesa i ndjesise tragjike te nje populli te derrmuar e pershkuar nga dhuna dhe krimi. Heshtja dhe erresira vazhdojne te mbulojne hapesiren sociale te prekur nga dhuna dhe terrorizmi shteteror. Heshtja eshte zanafilla. Heshtja lidhur me faktet. Heshtje per te shpetuar nga veteshkaterrimi. Sot heshtja e atyre qe kane kryer krime dhe kane mbetur gjalle ka nderruar sens eshte shnderruar ne heshtje te pafuqise e mungeses se ndershmerise per te veshtruar ne fytyre dhimbjen e shkaktuar ndaj te tjereve duke pranuar ne heshtje deshtimin. Sot heshtja shoqeron perbuzjen ndaj viktimes se djeshme. Ata qe kane perdorur dhunen si mjet ne komunizem vazhdojne te dhunojne edhe sot duke bere perpjekje e duke krijuar alibi per te kembyer rolet e viktimes dhe xhelatit. Pranimi i gabimit apo i fajit eshte kthimi i vetedijes per mungesen e perligjjes se veprimeve te dhunshme qe do lehtesonte se paku ndergjegjet. Sepse tani eshte momenti per te bere nje vleresim analitik te veprimeve te gjithsecilit per te mberritur dhe kuptuar se vleresimi i veprimeve te bazuara mbi ideologji te dhunshme ishte i rreme thellesisht antinjerezor. Sot ata jane perballe veprimeve tyre te tmerrshme krejt vetem. Me supe te kerrusur nga pesha e fajit ndergjegje nese u ka mbetur ndopak te shkaterruar nga permasa e tragjedise te shkaktuar. Tashme perballe jane ndergjegjja dhe krimi. Ndoshta prandaj eshte e veshtire pendesa ajo varet nga madhesia e mekatit. E si mund te nderosh mekataret Per te zhdukur cdo insinuate qe mund te krijohet si shkruesi i ketyre radheve bej me dije se si antifashist respektoj luften dhe gjakun per liri. Ne te njejten kohe si antikomunist denoj dhunen vrastare qe mori jete shqiptaresh shkaterroi familje i mbyti ne lot e vaj nena gra motra e vajza shqiptare por mbi gjithcka vrau endrra. ndrrat per nje Shqiperi zonje nje atdhe te perbashket ku te gjithe te kishim mundesine per nje jete me te mire. Por endrrat na ndihmojne per ti bere balle realitetit edhe kur ai eshte i trishte eshte gati nje ferr. Te strehohesh ne nje enderr per te shpetuar nga ferri. Ne gjetem strehe ne endrren tone shqiptare ne endrren e qendreses duke ndertuar ne vetedije luftetarin e rezistences i cili te mos epet perkulet apo thyhet nga pesha e dhunes. Ne kundershtim me bartesit e dhunes te cilet i japin vlere absolute vetem angazhimit politik packa se ne horizontin e tij eshte dhuna apo vdekja e kundershtarit. Gjate luftes dhe sot eshte ravijezuar dualiteti ndermjet partizanit dhe luftetarit te rezistences. Sipas Karl Shmidit partizanet e pare jane bandat spanjolle ne vitin 1808 qe luftonin ne krahinat e tyre trupat e Napoleonit. Partizani shnderrohet ne militant politik te dhunshem ne momentin kur ne horizont shfaqet pushteti konkretizimi i plote i pasionit politik dhuna. Ndersa luftetari i rezistences ne vetedijen e tij ka mbrojtjen dhe sakrificat per Atdheun por edhe mbrojtjen e dinjitetit njerezor. Militantizmi priret drejt veprimeve partiake dhe nenshtrim ndaj rregullave doktrinore e organizative modeli komunist na deshmon kete fakt. Nderkohe qe angazhimi i luftetarit te rezistences eshte angazhim qytetar qe nuk pasohet doemos nga angazhimi politik. Luftetari i rezistences e vendos veten ne sherbim te luftes kunder armikut. Ai ka nje kauze. E une i nderoj luftetaret e rezistences te cdo perkatesie politike. Por ne asnje menyre nuk mund te nderoj militantet e shnderruar ne xhelate apo kriminele. Nuk mund ti nderoj te vdekurit xhelate dhe kriminele e aq me pak te gjallet sepse keta kane ende kohe per tu penduar dhe kerkuar falje. Komunizmi perfundoi si nje deshtim i madh. E kam pritur nje pendese nje kerkese edhe te heshtur faljeje por me kot Rrenjet e krimit kane depertuar ne thellesi te shpirtit njerezor dhe e mbajne peng ate. Duhet shume kurajo per te qene i ndershem per te qene njeri. Po po njeri. Prandaj nuk mund te shkel ne varrezat e deshmoreve sepse nuk guxoj te fyej heronjte dhe viktimat duke nderuar xhelatet dhe kriminelet qe i kane perzier bashke. Druhem se do te has shpirtrat e viktimave te martirizuar ne rruge dhe Lotet ne syte e nenave ma zbusin shpirtin Natyrshem behen pjese e emocionit tim. Dhe une qaj. Qaj per luftetaret per martiret per dhimbjen per endrrat e vrara per zhgenjimin nga mungesa e pendeses. Dhe kur sot shoh akoma politikane qe per arsye elektorale te rreken per te kryer nje ritual te kobshem dhe komik duke nderuar xhelatet dhe kriminelet me 29 nentor diten e konferences se Avnoj ku Tito shpallte clirimin e Jugosllavise kjo eshte per te vene kujen. Qaj plas po deshe e kush te degjon. E une dje kam qare atje ne Tufine ne nje varr te thjeshte qe mban brenda eshtra dhe histori por qava pa ze pa lot se ato me jane thare prej dekadash. Qava me lotet e shpirtit per te lehtesuar shpirtin tim me syte drejt qiellit duke u lutur edhe per Ata.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›