Mban peng plakun, i plackit shtepine
Lushnje- Mban peng plakun dhe i plackit shtepine. Eglantin Saliasi, 26-vjec, banues ne Saver te Lushnjes, eshte arrestuar diten e djeshme nga policia nen akuzen e “vjedhjes” dhe “heqjes se lirise se tjetrit”. Burime zyrtare thane se ndalimi erdhi pas denoncimit te bere nga nje 72-vjecar me inicialet P. C., bashkefshatar me te riun. Saliasi ka mundur te marre nga shtepia e te moshuarit 50 mije leke, celularin dhe celesat. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 21:30 te se martes. Sipas rrefimit te te demtuarit, Eglantin Saliasi, i denuar me pare, i ka dale perpara, duke kerkuar ndihme per te rregulluar sistemin elektrik ne banesen e tij. Teksa ka pranuar qe t’i vinte ne ndihme te riut, pasi ishin bashkefshatare, P. C., eshte futur brenda ne banese dhe ka nisur nga puna. Por ne kohen kur po i rregullonte dritat, Eglantin Saliasi dyshohet se i ka marre telefonin celular dhe celesat e baneses dhe eshte larguar nga shtepia e tij, duke e kycur brenda te moshuarin, me qellim qe te mos dilte. Pas shume perpjekjesh 72-vjecari ka mundur te dale, duke u hedhur nga dritarja e baneses se Saliasit ku dhe ishte mbyllur. Sipas te demtuarit, izolimi i tij ne shtepi ka zgjatur per rreth 30 minuta dhe kur ka shkuar ne banesen e tij, ka konstatuar vjedhjen e rreth 50 mije lekeve qe i kishte kursyer nga puna dhe pensioni. Pasi ka konstatuar vjedhjen, i moshuari njoftoi Policine e Lushnjes, duke bere edhe denoncimin. Rreth ores 03:00 e mengjesit te djeshem grupi i gatshem ka shkuar ne shtepine e Saliasit, duke i vene edhe prangat. I riu nuk ka pranuar autoresine, duke mohuar qe te kishte kryer vjedhjen apo te kishte kerkuar ndihmen e bashkefshatarit. Por burime te policise thane se gjurmet e gishterinjve ne banesen e te demtuarit, vene para akuzes se “vjedhjes” dhe me tej te “heqjes se paligjshme te lirise”, 26-vjecarin. Pas hetimeve paraprake, materialet i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Lushnje, per veprime te metejshme hetimore.