E Diel, 1 Nëntor 2026

Plackitet dyqani, zhduken 1.5 milione leke mall

Persona te paidentifikuar kane plackitur nje dyqan konfeksionesh dhe argjendarie ne Cakran te Fierit, duke vjedhur 1.5 milione leke mall. Burime te policise vendore thane se denoncimi eshte bere diten e djeshme nga pronari i dyqanit, L. Sh., kurse ne vendngjarje ka shkuar nje grup hetimor. Ekspertet konstatuan se vjedhja eshte kryer me ane te thyerjes se kycit te deres se pasme te ketij dyqani dhe prej aty, jane marre nje sasi bizhuterish e konfeksionesh me vlere rreth 1.5 milione leke. Gjate keqyrjes se kryer jane gjetur edhe gjurme gishterinjsh qe jane derguar ne laborator per ekzaminime te metejshme daktiloskopike, me qellim identifikimin e autoreve. Policia dyshon se autoret jane banues te zones se Cakranit dhe kane njohur shume mire terrenin ku dhe do te vepronin.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›